Personazhe

Artisti më produktiv në histori, problematik me gratë: Çfarë nuk dini mbi Pablo Pikason

Pablo Pikaso, ishte një piktor dhe skulptor i famshëm spanjoll. Lindur në Malaga më 25 tetor 1881, dhe vdekur më 8 prill 1973, ai konsiderohet si një ndër protagonistët absolutë të artit pamor të shekullit XX, duke përfaqësuar një lidhje thelbësore midis traditës së shekullit XIXdhe artit bashkëkohor.

I njohur edhe për karakterin e tij të veçantë, ai ishte gjithashtu i famshëm për frazat si:”Kur isha 12-vjeç dija të vizatoja si Rafaelo, por mu desh një jetë e tërë që të mësoja të pikturoja si fëmijë. Ja disa kuriozitete mbi njërin prej artistëve më të njohur në botën e artit.

Një art shumë jorealist

Një herë një burrë e kritikoi Pikason, pse bënte një art që ishte shumë jorealist. Artisti spanjoll e pyeti:A mund të më tregosh ndonjë art realist?. Burri më pas i tregoi foton e gruas së tij. Pikaso iu përgjigj:Pra i bie që gruaja juaj është vetëm 5 centimetra e gjatë, dydimensionale, pa krahë apo këmbë, dhe pa ngjyra, përveç nuancave të grisë?”.

Artisti më produktiv i të gjithë kohërave

Libri i Rekordeve Botërore Gines e cilëson Pikason si piktorinproduktiv. Ai ka prodhuar më shumë se 13.000 piktura dhe vizatime, më shumë se 100.000 gravura dhe litografi, dhe të paktën 300 skulptura.

Denoncoi sulmin mbi Guernika

Disa ushtarët nazistë në Paris, po shihnin tablonëGuernika së bashku me ambasadorin gjerman në Francë. Në një moment ata e pyetën piktorin “Ju e keni bërë këtë tmerr mjeshtër?, dhe ai u përgjigj:Jo, kjo është vepra juaj!.

Pikaso e realizoi tablonë e tij më të madhe në vitin 1937, menjëherë pas bombardimit të qytetit bask nga një grup vullnetarësh të aviacionit gjerman. Guernika, nuk është një vepër që ka vetëm rëndësi dokumentare.

Përveç kujtimit të bombardimit të qytetit bask, ajo përfaqëson edhe një denoncim moral të asaj ngjarjeje. Për më tepër, me kalimin e kohës piktura e Pikasos është shndërruar nësimbolin e dënimit të shkatërrimeve të luftërave, që shkaktojnë kaq shumë vuajtje tek njerëzit.

Kush e vodhi Mona Lizën?

Pak njerëz e dinë se më 22 gusht 1911, kryevepra e Da Vinçit, Mona Liza, u vodh nga Muzeu i Luvrit në Paris. Pikaso bashkë me poetin francez Gijom Apoliner, u dyshuan si autorë të vjedhjes, duke pasur parasysh personalitetin e tyre tëtë veçantë.

Sigurisht të dy ata nuk e kishin vjedhur Mona Lizën, por ishin kufizuar në blerjen e veprave  të artit iberik, të grabitura nga muzeu nga Zhozef Piere, një hajdut që vidhte vazhdimisht disa pjesë të vogla nga Luvri. I trembur, Pikaso i ktheu menjëherë statujat në muze.

Edhe Apoliner kaloi disa ditë në burg, por në gjyq të dy ia hodhën paq me një qortim të ashpër nga gjyqtari. Po Mona Liza? Ajo u gjet dy vjet më vonë, në vitin 1913, në Firence tëItalisë. Hajduti nuk ishte Piere, por italiani Vinçenco Peruxhia, që donte ta kthente në Italipikturën e famshme.

Si gjenitë ashtu edhe mediokrit kopjojnë

Një nga thëniet më të famshme të Pikasos ishte:“Mediokrit imitojnë, ndërsa gjenitë kopjojnë!”.

Qeni Lump

Pikaso kishte një qen trupvogël të quajtur Lump. Lump spikat në 15 nga 44 episodet  e serialitLas Meninas”, frymëzuar nga kryevepra e Diego Velaskez. Lump qëndroi në krah të Pikasos për 6 vjet. Në vitin 1963 një sëmundje e shtyllës kurrizore, e detyroi ti nënshtrohej trajtimit veterinar në Kanë. Më pas u transferua në Gjermani, ku u trajtua në një mënyrë më efektive. Pavarësisht se u shërua, Lump nuk e pa më Pikason.

Mallkimi i Pikasos

Artisti ka pasur lidhje intime me shumë gra, dy gra zyrtare, dhe shumë të dashura, dhe është kontestuar për këtë gjë. Gruaja e parë Olga Kolkova u çmend. E dashura e tij Maria-TerezaValter u vetëvar. Dora Mar pësoi një krizë nervore dhe në fund u vetëvra. Edhe gruaja e tij e dytë Zhaklin qëlloi mbi veten.

Jo vetëm artist

Pablo Pikaso, u thoshte miqve të tij se ai e konsideronte veten edhe një poet.

Vuante nga migrena

Sipas neuroshkencëtarit holandez Mikel Ferrari, në origjinë të pikturave kubistePikasosishte sëmundja e migrenës. Fytyrat e prera vertikalisht dhe disproporcionet relative, janë për shkak të shikimit thyertë pacientëve, së sëmurë nga aura vizuale, patologjia nga e cila ndoshta vuante edhe Pikaso. / Libreriamo – Bota.al

Back to top button