“Nëse doni të mbani një sekret, duhet gjithashtu ta fshihni nga vetja juaj”.
“Mendoni për jetën ashtu siç është në të vërtetë, mendoni për detajet e jetës; dhe pastaj mendoni se nuk ka kuptim në të asnjë qëllim, asnjë përfundim përveç varrit. Me siguri vetëm budallenjtë apo mashtruesit e vetes, jeta e të cilëve është padiskutim me fat, mund ta përballojnë këtë mendim pa u dridhur”.
“Njerëzit mund ta parashikojnë të ardhmen, vetëm nëse ajo përkon me dëshirat e tyre. Edhe faktet më tëdukshme mund të injorohen, kur ato janë të padëshirueshme”.
“Në përgjithësi, qeniet njerëzore duan të jenë të mira, por jo shumë të mira dhe jo gjatë gjithë kohës”.
“Fuqia qëndron në copëtimin e mendjeve njerëzore dhe bashkimin e tyre përsëri në forma të reja, sipas zgjedhjes suaj”.
“Çdo brez e konsideron veten më të zgjuar se ai i mëparshmi dhe më të mençur se brezi i ardhshëm”.
“Kush kontrollon të kaluarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon tëkaluarën”.
“Derisa të mos ndërgjegjësohen për fuqinë që zotërojnë, turmat nuk do të rebelohen. E derisa të mos rebelohen, nuk do të ndërgjegjësohen për fuqinë që zotërojnë”.
“Në kohën e mashtrimeve universale, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”.
“Askush nuk është patriot, kur bëhet fjalë për të paguar taksat”.
“Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat”.