Motivuese

Askush nuk mbërrin rastësisht tek ne. Ja cilat janë pesë lidhjet Kozmike

“Askush nuk vjen tek ju rastësisht.

Gjithkush vjen për një arsye. ”

Ramtha

Çdo person dhe ngjarje që ndodh në jetën tonë, fshehin një arsye të rëndësishme, një kuptim të thellë, një shpjegim.

Është e gabuar të mendosh për rastësinë e takimeve të caktuara, rasti nuk ekziston dhe takimet e marrëdhëniet varen në realitet nga një forcë e fuqishme, që i favorizon ato.

Disa njerëz do të hyjnë përgjithmonë në jetën tonë, të tjerët do të kenë kohë të mjaftueshme për të na mësuar diçka, sepse gjithçka mëson, madje edhe një përvojë e dhimbshme.

Çdo gjë që jetojmë, takojmë dhe përballemi, është thelbësore për rritjen tonë, plotësinë tonë.

Të gjithë njerëzit që kemi takuar dhe takojmë, kanë patur, kanë dhe do të kenë kuptim.

Çdo takim në dukje i rastësishëm ka një qëllim shumë më të madh.

Nganjëherë universi na dërgon njerëzit e nevojshëm për të lëvizur drejt qëllimit tonë në jetë.

Jo të gjithë do të mbeten përgjithmonë, por ata do të na ndihmojnë në udhëtimin tonë.

Ka 5 lloje të lidhjeve kozmike që ne të gjithë përjetojmë, 5 lloje të ndryshëm të njerëzve që takojmë në jetën tonë:

1- Ata që kanë për qëllim të na zgjojnë:

Disa njerëz bëhen pjesë e jetës sonë për të na hapur sytë ndaj ndryshimit të domosdoshëm që nuk mund ta shihnim vetë.

Shumë shpesh ne biem në stanjacion, në situata që duken pa zgjidhje dhe e rëndojnë mendjen tonë. Këta njerëz na ndihmojnë të kuptojmë se zgjidhja është aty dhe tani është e domosdoshme.

2- Ata që na ndihmojnë të kujtojmë:

Janë njerëzit që vijnë për të na kujtuar qëllimin tonë në jetë, rrugën që kemi për të ndjekur. Ata zakonisht nuk qëndrojnë pranë krahut tonë për një kohë të gjatë, por lënë një shenjë në shpirtin tonë përgjithmonë.

3- Ata që ndihmojnë të rritemi:

Ata janë njerëzit e nevojshëm për të na bërë të rritemi, për t’u përmirësuar.

Vijnë me qëllim që të na mësojë gjithçka që përndryshe, ne nuk do të ishim në gjendje ta mësonim vetë.

4- Ata që zënë hapësirë të padobishme:

Qëllimi i tyre i vetëm është të na bëjnë të humbim kohë. Ata nuk kanë asgjë për të na mësuar dhe për të na treguar. Zakonisht, sapo largohen nga jeta jonë, ne i harrojmë shumë shpejt.

5- Ata që mbeten:

Këto janë takimet më të bukura, ato që do të zgjasin një jetë, të destinuara për të qëndruar përgjithmonë. Ata do të vijnë kur ne jemi vërtet të gatshëm për t’i pranuar, duhet të kemi vetëm durim.

Të gjithë njerëzit që takojmë janë një dhuratë nga qielli, një mësim i çmuar që duhet të kuptojmë dhe të bëjmë tonët.

Qoftë për një sezon apo për një jetë, ajo që ne duhet të kuptojmë është se ata do të qëndrojnë me ne aq sa është koha e nevojshme, për nevojën tonë për t’u kënaqur, për të mësuar një mësim, për të arritur një qëllim.

Faleminderit njerëzve që kanë qenë pjesë e jetës sonë, atyre që janë ende në krahun tonë dhe atyre që do të vijnë.

Faleminderit jetës!

Leave a Reply

Back to top button