Letersi

“Asnjë njeri nuk është një ishull”, poezia fantastike e John Donne. Lexoje dhe reflekto mbi mesazhin e saj

“Asnjë njeri nuk është një ishull” është një nga poezitë më të veçanta nga John Donne. Poezia trajton lidhjet që duhet të ekzistojnë mes njerëzve. Sipas autorit, të vetëm, ne jemi të pamjaftueshëm. Ai shkruan: “Çdo njeri që vdes më pakëson”, pra, autori normalisht lëndohet nga largimi nga jeta i personave që do.  Sipas tij, askush nuk është mjaftueshëm i plotë vetëm dhe çdokush duhet të bazohet në shoqërinë dhe rehatinë që i japin të tjerët. Si individë, ne jemi vetëm një pjesë e një botë të madhe që është vetë njerëzimi.

“Asnjë njeri nuk është një ishull”
Asnjë njeri nuk është një ishull
në tërësinë e tij.
Çdo njeri është një pjesë e kontinentit,
një pjesë e Tokës.

Nëse një plis rrëmbehet nga dallga e detit,
Toka është më e vogël,
sikur një gjuhëz të ketë qenë në vend të saj,
ose një konak miqsh a vetë shtëpia jote.

Çdo njeri që vdes më pakëson,
sepse unë jam pjesë e njerëzimit.
Prandaj kurrë mos dërgo dikë të pyesi për kë bie këmbana:
Ajo bie për ty.

Back to top button