Shkence

Astronautët e NASA-s, qëndrojnë 7 orë jashtë Stacionit Hapësinor

Screen Shot 2015-03-01 at 7.22.28 PMDy austronautë të NASA-s kanë dal prej Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, ndërsa kanë qëndruar jashtë për shtatë orë, për të instaluar pajisje ndihmëse për komunikim dhe navigim për anijet kozmike komerciale.
Komandanti i Stacionit, Barry Wilmore dhe inxhineri i fluturimit, Terry Virts, kanë filluar qëndrimin jashtë rreth orës 8 të mëngjesit. Qëllimi i këtij qëndrimi jashtë Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, i treti i tillë brenda një periudhe tetë ditore ka qenë përgatitja e ankorimeve për anijet kozmike që po ndërtohen nga Boeing dhe SET. Astronautët amerikanë kanë instaluar më shumë se 120 metra kabllo dhe dy antena që automjetet e reja do ta përdorin për navigim. Sipas NASA-s, ky qëndrim i gjatë jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor është më i gjati deri më sot.

Leave a Reply

Back to top button