Psikologji

Ata pak njerëz që do të qëndrojnë pranë teje, vlejnë gjithçka!

M’u desh pak kohë për të kuptuar se sa vlerë t’u jepja marrëdhënieve që karakterizonin ditët e mia, sepse ishte një kohë kur, e pranoj, isha e uritur për dashuri.

Ndaj mjaftoi një buzëqeshje dhe një muhabet për të vendosur t’u hap zemrën atyre njerëzve, sepse thellë thellë gjithmonë mendoja se kisha një nuhatje të mirë për të kuptuar personazhet. Dhe sa gabim e kisha!

E kujtoj atë periudhë si një nga më të dhimbshmet e jetës sime, ndërsa zemrën time ua kam dhënë të tjerëve, në këmbim kam marrë vetëm goditje me thikë dhe tradhti, njëra pas tjetrës. Më lanë vetëm në momentet më të ndërlikuara të jetës sime, bënin sikur nuk dëgjonin kur u lutesha për ndihmë dhe u larguan kur thjesht kërkova një dorë për t’u ngritur.

Sepse ishte e lehtë të ishim bashkë kur gjithçka ishte mirë.

Por më pas kuptova se në fund të fundit, faji ishte edhe pak i imi. Duhet të kisha menduar më me kujdes kujt t’i besoja, sepse miqtë e vërtetë, tani e di, janë si një familje që ti zgjedh. Ata janë si engjëjt mbrojtës që na mbrojnë dhe që na shoqërojnë kudo, edhe kur nuk e dimë se ku po shkojmë.

Njerëz që na pranojnë pikërisht për atë që jemi, të guximshëm, të fortë dhe të brishtë, të zhveshur, krenarë dhe të prekshëm, të cilët zgjedhin të duan fillimisht defektet dhe më pas meritat.

Miqtë e vërtetë janë ata që qëndrojnë kur momentet e dhimbshme pushtojnë lumturinë dhe të qeshurën, janë ata që nuk kanë frikë të kalojnë ditët duke tharë lotët, edhe nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga një aperitiv apo një mbrëmje e shkujdesur.

Back to top button