Enciklopedike

Atantida, ishte reale apo thjeshtë një alegori?

Screen Shot 2016-06-21 at 15.44.35Shumë teori për qytetin e humbur të Atlantidës janë tërësisht të çmendura. Disa thonë se Atlantida ndodhet në Trekëndëshin e Bermudës, ndonëse legjendat nuk e vendosin asnjëherë diku aty pranë. Disa të tjerë besojnë se në një farë mënyre mbijetoi, si një qytet i mbuluar thellë nën ujë. Teoritë më të arsyeshme – ndonëse sërish pak të besueshme – të paktën shohin për rrënoja të vërteta të botës, që do të kishin kuptim. Megjithatë, Atlantida ishte një alegori nga Platoni – ai e sajoi të gjithën. Shumëkush këto kohë ndihet disi i “mashtruar” që nuk ka patur asgjë të vërtetë në historitë e Atlantidës. Apo ka pasur?

Një historiane me emrin Bettany Hughes ka eksploruar legjendën e lashtë të Atlantidës dhe ka kuptuar se me gjasë Platoni e mori idenë nga diku tjetër. Një ishull pranë Greqisë së lashtë, i njohur me emrin Santorini njihej dikur si Ishulli i Terës. Banorët e atij vendi ishin tregtarë të aftë, që shfrytëzonin pozicionin strategjik pranë tre kontinenteve. Kjo i lejoi të bëheshin tejet të pasur dhe të begatë. Fatkeqësisht, teranët nuk e kishin idenë që po jetonin në majë të një vullkani. Ai shpërtheu në vitin 1620 para Krishtit, në një shpërthim aq të fortë sa të ndihej në gjithë botën. Me siguri që Platoni ka dëgjuar për të. Mbetjet e Terës u ruajtën mirë, ashtu si në rastin e Pompeit, dhe kanë qenë një burim i madh informacioni për historianët në dekadat e fundit. Sigurisht, ndërkohë që ky qytet ruhet mirë dhe mund të ketë qenë burimi i legjendës së Platonit, është e vështirë të thuash se sa shumë qytetërime të mëdhenj, apo qytete, janë gëlltitur brenda natës prej ngjarjeve kataklizmike të natyrës./bota.al

Leave a Reply

Back to top button