Shkence

Atje ku lindin kujtimet

kujtimetQoftë nëse bëhet fjalë për lindjen e fëmijës tuaj të parë, apo ditën e martesës, të gjitha kujtimet e dashura vijnë nga një lob specific i trurit. Dhe tani një ekip në Universitetin e Magdeburgut, Gjermani, ka përcaktuar me sukses vendodhjen e saktë se ku gjenerohen kujtimet.
Dihej se kujtimet grumbullohen fillimisht në koren trunore, dhe se qëndra e kontrollit që i  gjeneron dhe i kthen ato lokalizohet në brendësinë e trurit. Skuadra ishte në gjendje të përcaktonte zonën e saktë në trurin e vullnetarëve gjatë një prove të thjeshtë të kujtesës, duke përdorur një lloj veçanërisht të saktë teknologjie imazhi e njohur si imazh rezonance i fushës manjetike shumë të lartë prej shtatë Tesla-sh.
“Ne kemi qënë në gjendje të lokalizojmë gjenerimin e kujtimeve njerëzore për shtresa të caktuara neuronale brenda hipokampus-it dhe kores entorinale,” shpjegon Profesor Emrah Duzel. “Ne kishim mundësi të përcaktonim se cila shtresë neuronale ishte aktive. Kjo na tregoi nëse informacioni ishte i drejtuar për në hipokamp, ose nëse kalonte nga hipokampi për në koren trunore. Më parë teknikat e Imazhit të Rezonancës Manjetike nuk ishin të sakta sa duhet për të kapur këtë informacion drejtimi. Kështu që, kjo është hera e parë që ne kemi patur mundësi të tregonim ekzaktësisht se ku në tru ndodhet dera e kujtesës.” Shpresohet se kërkimi do të çojë në kuptime të reja në të kuptuarin e dëmtimeve të kujtesës, si ato që vihen re në sëmundjen e Alzaimerit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close