Atlantida ka qenë e lidhur me Kretën dhe Minoanët. Minoanëve u pëlqenin demat, dhe spanjollëve gjithashtu. Në mënyrë të qartë, Spanja u popullua nga të mbijetuarit e Atlantidës, sidomos duke pasur parasysh se demi është gjithashtu një figurë qendrore në artin historik të qytetërimeve, nga Turqia në Babiloni.
Gejvin Menzis, thotë se ka arritur të mbledhë të gjitha provat e mundshme, për të pranuar se paraardhësit e Spanjës ishin të ndikuar qartësisht nga Atlantidasit – siç ishte në fakt çdo qytetërim tjetër që doli në atë që dikur ishte Perandoria e tyre e madhe. Pasi Minoanët filluan lundrimin, ishte vetëm çështje kohe para se ata të zbulonin Spanjën e sotme, dhe asnjë shoqëri s’mund të jetë në gjendje t’i rezistojë tokave të pasura dhe të virgjëra.
Ai gjithashtu argumenton, se ata zbuluan më shumë sesa thjesht Spanjën, dhe se Atlantida nuk ishte dhe aq shumë një vend, sesa një perandori. Ai pretendon se ka mbledhur bashku gjurmët e AND-së dhe dëshmitë arkeologjike, se Atlantidasit kishin udhëtuar në botë dhe se nuk kishin asgjë më pak, sesa një ndikim të gjerë, një rrjet global.
Kjo është evidentuar nga elementë të tillë si bakri Minoan, për të cilin Menzis pretendon se ekziston vetëm në Liqenin e Madh në SHBA, kallaji se ishte groposur në Cornëall, Nebra Disk i Epokës së Bronzit i zbuluar në Gjermaninë veriore, dhe anekdota mbi historitë e mbretërive të Eufratit, që i referohenin fonderisë së mbretit për qeramikën Minoane./Bota.al