Thenie

Ato që thua tregojnë shumë për atë që je. 7 frazat më të famshme të Jozef Stalinit

screen-shot-2016-10-24-at-09-43-53

Në 18 dhjetor të 1878 lindi Jozef Stalini, lideri i dytë i Bashkimit Sovjetik. Ka qenë President i Këshillit të Ministave të Bashkimit Sovjetik për 12 vite dhe politika e tij u karakterizua nga plane 5 vjeçare me rezultatin për të patur një industrializim të vendit. Miliona njerëz u dërguan në fushat e punës dhe u deportuan në zona të largëta të Bashkimit Sovjetik. Kooperativat agrare sollën problematika tek popullata që çoi më vonë në ndërprerjen e prodhimit të ushqimit dhe për pasojë në një katastrofë urie. Pakënaqësia sociale e çoi liderin të vinte në jetë Terrorin Bolshevik në vitin 1930, një fushatë represioni dhe persekutimi ndaj disidencës që u mbrojt nga komuniteti ndërkombëtar. Jetët e shumta të humbura që pasuan kalimin e procesit nga socializmi në komunizëm sollën mjaft polemika rreth figurës së liderit që si të gjithë diktatorët është konsideruar si tiran dhe lider mjaft i zoti dhe u kandidua  për çmimin Nobel të Paqes në dy raste.

“Mirënjohja është një sëmundje nga e cila vuajnë qentë.”

“Zoti nuk është i padrejtë, por Ai nuk egziston. Na kanë mashtruar. Nëse do të kishte egzistuar do ta kishte bërë botën më të mirë. Do t’ju huazoj një libër dhe do ta shihni!”

“Artisti është inxhinieri i shpirtit njerëzor.”

“Në ushtrinë sovjetike duhet më shumë guxim për tu tërhequr se për të avancuar.”

“E jona është një kauzë e drejtë. Armiku duhet mposhtur. Fitorja do të jetë e jona!”

“Edukimi është një armë efektet e të cilit varen nga ata që e kanë ndër duar dhe kujt ia drejtojnë.”

“Liderët shkojnë dhe vijnë, por Populli mbetet. Vetëm Populli është i përjetshëm, gjithçka tjetër është kalimtare.” 

bota.al

Leave a Reply

Back to top button