Kancelari austriak Sebastian Kurz ka paralajmëruar kundër udhëtimit në North-Rhine Westphalia, ku ka nisur një valë e re shpërthimit të koronavirusit.
Zyrtarët e shtetit kanë vendosur një bllokim në rrethin e Guetersloh, pasi 1.553 punëtorë në fabrikën e përpunimit të mishit Toennies u testuan pozitive për Covid-19.
Kurz tha se është vendosur një paralajmërim udhëtimi në nivelin 5 për shtetin gjerman. Ky është një “paralajmërim i pjesshëm i udhëtimit në një rajon”, sipas faqes së këshillimit të udhëtimit të Ministrisë së Brendshme Austriake. Këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në rajon dhe për çdo qytetar që jeton atje të largohen urgjentisht.
Rajoni i Lombardisë italiane është në të njëjtën kategori rreziku, sipas ministrisë. CNN / bota.al