Autoritetet zvicerane thanë që ata kishin karanturuar 300 njerëz që vizituan një klub nate në Cyrih një javë më parë, në mes të frikës se një “shpërndarës” mund të ketë infektuar shumë prej tyre.
Një burrë vizitoi Klubin Flamingo më 21 qershor dhe testoi pozitiv për koronavirus katër ditë më vonë, thanë autoritetet lokale. Klubi po mbante shënime për të gjithë të pranishmit, kështu që autoritetet ishin në gjendje të kontaktonin të gjithë ata që ishin aty në atë kohë dhe t’u kërkonin që të qëndronin në shtëpi për 10 ditët e ardhshme. Treqind klientët dhe punonjës te klubit janë tani nën karantinë.
Ashtu si shumica e vendeve të tjera evropiane, Zvicra ka frenuar ndjeshëm përhapjen e virusit, por vendi ka regjistruar një ngërç në ditët e fundit teksa filloi të rihapë ekonominë e saj. Numrat e infeksionit të postuara të dielën treguan se 69 raste të reja ishin diagnostikuar në të gjithë vendin në 24 orët e mëparshme, rreth trefishi i numrit nga një javë më parë.
Autoritetet zvicerane kanë thënë se ata do të duhet të mbyllin përsëri klubet dhe bizneset e tjera, ku njerëzit mblidhen nëse raste e reja vazhdojnë të jenë të lidhura me institucione të tilla. CNN / bota.al