Shkence

Avancon shkenca, kombinimi i dy ilaçeve tkurr tumoret me 60%

Screen Shot 2015-06-01 at 4.56.59 PM

Një studim i ri tregon se përmes dy ilaçeve të reja, tumori mund të tkurret deri në 60% edhe ne rastët kur ai është në shkallë të avancuar. Eksperimenti që përfshiu 945 pacientë nga 137 vende të ndryshme të botës, doli në konkluzionin se trajtimi i kancerit me medikamentet ipilimumab dhe nivolumab ndalonte avancimin për më shumë se një vit në mbi 50% të rasteve. Lajmi raportohet nga BBC e cila citon një përfaqësues të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike. Të dy medikamentet janë dizenjuar për të sjellë imunitetin natyral të trupit të njeriut për të vazhduar më pas luftën ndaj kancerit. Në 58% të rasteve të pacientëve që morën këto dy medikamente u vu re se tumori i tyre u tkurr me të paktën një të tretën e masës fillestare. Por ende nuk dihet sesa gjatë mund të trajtohet një pacient me këto medikamente pa i shkaktuar vdekjen. Kancer i i lëkurës është një ndër më të shpeshtët. Duke iu referuar Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike, bëhet e ditur se afro 10 mijë amerikanë do të humbin jetën nga ky lloj kanceri brenda vitit 2015.

Leave a Reply

Back to top button