Ndonëse Alger Hiss, një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA u akuzua se spiunoi për Bashkimin Sovjetik dhe u burgos, ai nuk u dënua asnjëherë nën akuzën për spiunazh. Përgjatë të gjithë jetës së tij, Hiss mohoi çdo lloj përfshirje në spiunazh dhe shumë historianë kanë mbetur për vite të polarizuar në lidhje me çështjen e tij; disa besojnë se dokumenta të deklasifikuar vërtetojnë që ai ka spiunuar për sovjetikët, ndërsa të tjerë i shohin këto akuza si të pabaza. Në fundin e viteve ’30, Hiss ishte një zyrtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit gjatë viteve të krijimit të OKB. Ai shërbeu si Sekretar i Përgjithshëm në takimin e San Franciscos në 1945, në të cilin u krijua OKB. Por, në 1939, Whitaker Chambers, një ish anëtar i Partisë Komuniste të SHBA i tha Asistent Sekretarit të Shtetit, Adolf Berle, se Hiss ishte komunist. Berle, shefi direkt i Hiss, u tall me këtë akuzë. Shumë shpejt, informacione të ngjashëm erdhën nga shërbimet francezë të zbulimit. Gjithashtu, Igor Gouzenko, një dezertor sovjetik ngriti akuzën se një zyrtar në Departamentin e Shtetit është spiun sovjetik, dhe FBI nisi në fshehtësi të hetojë Hiss si të dyshuar.
Hiss u largua nga Departamenti i Shtetit për t’u bërë, në 1947, president i Carnegie Endowment for International Peace. Brenda një viti pas largimit të tij nga Departamenti i Shtetit, Chambers, një redaktor në revistën TIME, i tha Komisionit të Kongresit për Veprimtaritë Joamerikane se Hiss kish qenë një komunist në vitet ’30 dhe i kish dhënë atij dokumenta të Departamentit të Shtetit, që më pas i ishin kaluar sovjetikëve. Zbulimi i Chambers pasoi dëshminë e Elisabeth Bentley, një agjente sovjetike, e cila i tha komisionit se kish kaluar dokumenta të marra nga në zyrtar i lartë, i paemër në Departamentin e Shtetit.
Duke mohuar akuzat, Hiss paditi Chambersin për shpifje. Për t’iu kunërvënë akuzave të Hissit, Chambers ofroi memo të shkruajtura me dorë si dhe përmbledhje me makine shkrimi të dokumentave të Departamentit të Shtetit. Si provë u paraqit edhe një makinë shkrimi Woodstorck. Ekspertët dëshmuan se Hissi kish shkruajtur si përmbledhjet, ashtu edhe korrespondencën personale me këtë makinë shkrimi. Hissi dhe ekspertë në anën e tij argumentuan se makina e skrimit ishte përgatitur për të dhënë rezultatet e provave. Chambers ishte ruajtur, duk mos ofruar shumë copza filmimesh 35 mm. Më në fund, ekzistenca e këtyre provave mbërriti në veshët e Komisionit, i cili më pas nxiti kongresmenin Richard Nixon që të nxjerrë një thirrje për materialet. Nën këtë thirrje, Chambersi drejtoi hetues të kongresit në një parcelë kungujsh në fermën e tij në Maryland. Të fshehura në një kungull ishin ato që më vonë u bënë të njohura me emrin “dokumentat e kungullit” – disa printime të dokumentave të Departamentit të Shtetit nga vitet ’30. Dokumntat e kungullit u shfaqën kundër Hiss në gjykate, aty ku ai u akuzua se kish gënjyer kur kish thënë se nuk kish kaluar dokumenta tek Chambersi. Hissi u dënua me dy vite burg, ndonëse i mohoi akuzat gjatë të gjithë jetës. Në 1996, pak pas vdekjes së Hissit, u bënë publikë disa dokumenta të Projektit Venona. Një prej mesazheve, i datës 30 mars 1945 përmend një amerikan me emrin e koduar Ales. Sipas mesazhit, Ales ishte agjent sovjetik që punonte në Departamentin e Shtetit, që shoqëroi Presidentin Ruzvelt në takimin e Jaltës në 1945 dhe më pas fluturoi për në Moskë, të dy këto gjëra që Hissi i kish bërë. Më tej, mesazhi tregon se Ales u takua me Andrei Vyshinskyn, Komisari i Marëdhënieve me Jashtë, dhe u përgëzua për ndihmën që u kish dhënë sovjetikëve. Analistët në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë kanë thënë se Ales mund të ketë qenë vetë Alger Hissi.