Shendeti

Bakteret rezistente ndaj antibiotikëve: Këto variante imunitare të baktereve, mund të bëhen vrasëse

Screen Shot 2016-07-21 at 14.04.46Bakteret zhvillohen shpejt:ato shumëfishohen me shpejtësi, dhe mund të shkëmbejnë tipare të dobishme gjenetike me njëri-tjetrin, përmes transferimit të plasmideve. Këto aftësi do të thonë se bakteret mund të përshtaten shpejt me ndryshimin e ambienteve. Për fatin tonë të keq, kjo do të thotë që edhe antibiotikët tonë më të fuqishëm mund të rezultojnë shumë shpejt jo efikasë. Mbi-përdorimi i antibiotikëve, ka bërë që shumë grupe bakteresh patogjene të shndërrohen në imune ndaj këtyre ilaçeve.

Një kategori antibiotikësh të njohur si polimiksinat, janë parë si arma e fundit kundër baktereve. Këto substanca duhet të jenë në gjendje të shkatërrojnë superbakteret që nuk reagojnë ndaj çdo lloji tjetër antibiotikësh- ose të paktën kjo ishte ideja. Shkencëtarët në të gjithë botën raportuan gjetjen e disa shtameve bakteriale, që bartin një gjen që i bën ata rezistentë ndaj kolistinës, një lloj polimiksine. Nëse bakteret të tilla rezistente përhapen, infeksionet që dikur shëroheshin lehtë me një kurë të vetme antibiotikësh, mund të bëhen vdekjeprurëse. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button