Thenie

Balzaku: “Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron”

Thënie nga Honore de Balzak:

Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh.

Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen.

Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur

Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes.

Njerëzit duhet të besojnë tek martesa ashtu si tek pavdekësia e shpirtit.

Ah sikur të pikturonim me dorë atë që shohim me sy!

Gjëja e parë e nevojshme për të fituar zemrën e një femre është shansi.

Mizoria dhe frika shtrëngojnë duart së bashku.

Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur.

Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona.

Dashuria është poezia e shqisave.

Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët.

Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur.

Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka.

Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij.

Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.

Burokracia është një mekanizëm gjigant ngritur nga xhuxhët.

Prej kur ekziston shoqëria, një qeveri, në mënyrë të pashmangshme, ka qenë gjithmonë një kontratë sigurie midis të pasurve kundër të varfërve.

Kushedi se ç’kënaqësi duhet të jetë për një femër të vuajë për personin që do.

Asgjë nuk është më e keqe në shoqëri kur ekziston besimi nga një shok se është superior ndaj tjetrit.

Suksesi nuk ekziston kur ke talent të madh, por pa vullnet

Pabarazia mund të jetë e drejtë, por asnjë pushtet në botë nuk mund ta kthejë atë në fakt.

Unë jam një poet i madh. Nuk i hedh poemat në letër, ato qëndrojnë në veprime dhe ndjenja

Asnjë nuk e dashuron një femër sepse është e bukur apo e shëmtuar, budallaqe apo inteligjente. E duam sepse thjesht e duam./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button