Praktika e frekuentimit të banjave termale është shndërruar nëdiçka të zakonshme midis atletëve të ditëve të sotme. Ekzistojnëshumë hipoteza mbi përfitimet e një praktike të tillë, por nërealitet, nga pikëpamja e evidencave, nuk ka të dhëna konkrete mbi këtë tematikë.
Organizmi ynë kalon në shumë procese fiziologjike gjatë njëstërvitjeje fizike intensive, për këtë arsye është e mundur që nënivel muskular të përqendrime nivele të larta të acidit laktik, tëkrijohen edema, mikrolezione, inflamacion dhe spazëm. Nëmënyrë të përmbledhur, organizmi në raste të tilla gjendet nëkushtet e një stresi të shtuar, i cili kërkon kohë të rekuperohet. Ajo çfarë bëhet pas ushtrimeve, përcakton edhe cilësinë e rekuperimit muskular dhe kardiovaskular, duke ndikuar kështu edhe në performancat e mëvonshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme që pas një ushtrimi fizik të kemi një plan rekuperimi të mirë, në mënyrë që edhe procesi i rekuperimit tëjetë më i lehtë.
Rekomandimet në raste të tilla thonë se duhet të ketë pushime midis ushtrimeve, të bëhet stretching, të konsumohet një dietë e balancuar, si dhe të merren mjaftueshëm lëngje. Ndërkohë qëdisa atletë i janë përfshirë një studimi mbi vlerat e banjave termale pas periudhës së ushtrimeve. U vu re se uji i ngrohtë me kripëra ndikonte pozitivisht në këto raste, pasi reduktonte nivelin e acidit laktik (indikator i “vuajtjes qelizore”). Krahas kësaj, një aktivitet i tillë thuhet se ndikon edhe në përgjigjen hormonale të karakterizuar nga çlirimi i endorfinave, hormon tipik që krahas shumë efekteve, gjeneron edhe gjendjen e euforisë. Kjo gjendje karakterizohet nga reduktimi i lodhjes dhe dhimbjes kronike. Në aspektin imunitar ekzistojnë studime kontradiktore, por mund të hidhen hipoteza se uji i banjave termale nuk ka ndonjë ndikim të madh në nivelin e qelizave imunitare në gjak.