Pas shpërthimit të krizës, roli i bankave qendrore është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm. Kanë qenë të domosdoshme për të shpëtuar sistemin, por sipas shumë njerëzve kanë shumë pushtet dhe marrin vendime që do t’i takonin politikës
Nga Koen Haegens
Me 7 shtator 2007 Jean-Claude Trichet, në atë kohë President i Bankës Qendrore Europiane (BQE), mbajti një diskutim në Frankfurt mbi Majn të Gjermanisë. Me një njëjtin pasion me të cilin flitet për poezi, letërsi dhe filozofi, ekonomisti francez foli për profesionin e bankierit qendror, që kishte nisur ta bënte shumë kohë më parë, pas vitesh barrikada të ashpra. Për saktësi, Trichet foli për keqkuptimet që lindin lidhur me këtë rol. E krahasoi BQE-në me një spital: “Një Bankë Qendrore ka një repart të terapisë intensive ku herë pas here kurohen njerëzit viktima të incidenteve rrugore, një vend ku kryhet një anxhioplastikë apo një by-pass”. Por menjëherë më pas shtoi: “Por këto aktivitete, edhe pse vendimtare për funksionim e sistemit, përfaqësojnë vetëm një pjesë minimale të misionit të saj. Bankat Qendrore janë për më tepër të formuar nga një ushtri mjekësh që shikojnë radiografi dhe janë të impenjuar në konsulta të thjeshta”…
[real3dflipbook id=”1208″] |