Bota

Barazvlera morale në Lindjen e Mesme

Perëndimi po shfaq një shqetësim të rrezikshëm mbi ‘proporcionalitetin’

Screen Shot 2015-10-27 at 07.45.51

Nga Victor Davis Hanson

“National Review”

Në epideminë aktuale të dhunës palestineze, shumë të rinj arabe po sulmojnë me thika, siç supozohet spontanisht, qytetarët izraelitë. Me sa duket, armët prerëse kanë më shumë autoritet, në kuptimin e spektaklit që media bën me banjat e mëdha të gjakut. Kështu sulmuesi përshkruhet rregullisht si i “paarmatosur” dhe viktimë, kur në mënyrë “disproporcionale” ndalohet nga plumbat.

Departamenti Amerikan i Shtetit, e ka dënuar përdorimin e “tepruar” të forcës nga ana e Izraelit, në kundërpërgjigje të terrorizmit palestinez. Zëdhënësi i Departamentit Xhon Kirbi, fajësoi “të dyja” palët

për terrorizëm, dhe vetë presidenti Obama u bëri thirrje sulmuesve dhe viktimave të tyre për t’i “dhënë fund dhunës”.

Me pak fjalë, qeveria aktuale amerikane – që po subvencionon palestinezët me qindra milionë dollarë në vit – është e paaftë për t’i dalluar ata që praktikojnë dhunën terroriste, nga viktimat kundër të cilëve është drejtuar terrorizmi. Por pse administrata e presidentit Obama – e cila mund të dallojë qartësisht ata që dërgojnë dronë nga jashtë, nga ata që hedhin vetën në erë – është moralisht e paaftë për të bërë thirrje për ndaljen e dhunës palestineze?

Tek e fundit, në rastin amerikan, ne i heqim dyshimet nga ata që mendojmë se janë terroristë të mundshëm; në rastin e Izraelit, ata gjuajnë ose arrestojnë ata që kanë në mënyrë të qartë sapo kryer një akt terrorist.

Dy arsye dalin nga kjo qasje. Së pari politikat e Obamës e Lindjes së Mesme janë kaotike. Linjat e kuqe të gënjeshtërta, ultimatimet false, rivendosja e kontakteve me Putinin, dorëzimi pa kushte ndaj kërkesave të Teheranit për nënshkrimin e marrëveshjes për programin bërthamor, mospërfillja e Izraelit, lënia rehat e Vëllazërisë Myslimane, hedhja poshtë kërcënimeve fillestare nga ISIS-i, lejoi që Iraku të rrënohet më tej pas tërheqjes së beftë të të gjitha trupave amerikane, duke i hapur rrugë pavendosmërisë seriale në Afganistan, izoluar regjimet e moderuara sunite, shkatërruar Libinë, dhe duke u përgatitur për Bengazin – të gjitha këto pasojë e zgjedhjeve të administrates amerikane dhe jo fatit të paracaktuar.

Një nga rezultatet e kolapsit të pushtetit, dhe pranisë amerikane në Lindjen e Mesme, është një lëvizje e inkurajuar  palestineze, që kohët e fundit ka hequr dorë nga Marrëveshja e Oslos, ndërsa inkurajoi ofensivën më armët e lehta. Mahmud Abaz, presidenti i sponsorizuar i shtetit të vetëshpallur palestinez, dhe vartësit e tij e kanë sanksionuar dhunën. Çdo herë që palestinezët e ndjejnë distancën midis SHBA dhe Izraelit, ata kërkojnë të zgjerojnë të çarën.

Kur ekipi i Obamës qëllimisht dhe shpesh sinjalizon hapur pakënaqësinë e tij me Izraelin, atëherë palestinezët kërkojnë të kalitin atë lloj inati abstrakt në një ftohje konkrete. Në mesin e një kolapsi të tillë të fuqisë amerikane, Abaz e ka skanuar situatën në Lindjen e Mesme, duke shqyrtuar deklaratat e Obamës – që nga intervista e tij fillestare në televizionin “Al Arabiya” dhe fjalimin në universitetin e Kajros, deri tek kritikat e tij të ashpra jo dhe aq konfidenciale ndaj kryeministrit izraelit Netanjahu – dhe ka vënë bast se Obamës i pëlqen edhe më pak Izraeli, sesa mund të sugjerojnë qëndrimet e tij publike.

Prandaj, Abaz supozon se mund të ketë pak pasoja nga SHBA-ja, nëse ai nxit një “cikël dhune”.

Sa më shumë kaos që ekziston në vend, sa më shumë që CNN transmeton videot e terroristëve palestinezë të vrarë nga civilët izraelitë apo forcat e sigurisë, sa me tepër pamje në NBC të terroristëve që vrasin me thika dhe që përshkruihen si të paarmatosur, dhe sa më shumë gafa nga MSNBC me hartat e pushtimeve izraelite në Palestinë, aq më tepër regjimi i Abaz dhe Hamasi presin nga “komuniteti ndërkombëtar”, të detyrojë Izraelin për lëshime të mëtejshme.

Palestinezët shpresojnë se po hyjnë në një tjetër faze, në luftën e tyre të pafundme kundër Izraelit. Por

këtë herë, duke pasur parasysh tërheqjen amerikane, ata kanë shpresa të reja që krijohen prej boshtit Iran-Rusi-Siri-Irak-Hezbollah, që mund të ofrojë fuqinë e mjaftueshme në mbështetje të dhunës, dhe mund

të ndihmojë për ta shndërruar fuqinë aktualisht asimetrike, në një beteje konvencionale më avantazhuese. Pavarësisht nëse e kanë të drejtë apo ajo, palestinezët besojnë se dhuna e tyre e përsëritur, mund të jetë një metodë më brutale për të ndihmuar përpjekjet e vetë administratës së SHBA-së, për t’i bërë presion izraelitëve që të bëhet më tepër dialoguese, kusht pa të cilin supozohet nuk mund të ketë paqe në Lindjen e Mesme

Por ka edhe një shpjegim të dytë, më të përgjithshëm për barazvlerën morale dhe përgjigjen anemike

nga Shtëpia e Bardhë.  Administrata e Obamës me moton “ne jemi ata të cilët ju keni pritur”, është qeveria e parë postmoderne në historinë amerikane që ka miratuar pothuajse të gjitha supozimet mbi të metat e kulturës dhe natyrës së njeriut.

Kultura e pasur dhe e ngeshme perëndimore në shekullin e XX-të, supozon se ka mbërritur në fazën e çlirimi psikologjik, në të cilën bota perëndimorë nuk është më e kërcënuar në rrafshin ekzistencial, sikurse ka ndodhur shpesh në të shkuarën. Kjo bën që perëndimorët të besojnë se nuk kanë më trurin limbik, dhe kësisoj nuk janë më të kushtëzuar nga idetë e Neandertalit si parandalimi, balanca e pushtetit, aleancat ushtarake, dhe përdorimi i forcës për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Pasuria dhe teknologjia e tyre i sigurojnë ata, se janë të lire për të hyrë në një botë të re të pafajshme, me zero konkurrencë dhe armiqësi, dhe që do të sigurojë qetësinë e përjetshme dhe kënaqësinë e vazhdueshme si pasojë e bollëkut tonë material. Fëmijët tanë sot luajnë lojëra ku nuk ka fitues dhe humbës – dhe kështu ata mësojnë se konkurrenca jo vetëm që është e dëmshme, porse me anë të një trajnimi të tillë, mund të eliminohet plotësisht.

Adoleshentët tanë trajtohen në përputhje me filozofinë e “tolerancës zero”, në të cilën heroi që ndalon një vagabond nga ngacmimi i viktimës më të dobët, ka të ngjarë të pezullohet nga shkolla. Nën pretekstin e superioritetit të vetëkënaqësisë morale, shkollat tona kanë hequr dorë nga detyra e vështirë dhe e lashtë e dallimit të sjelljes së keqes nga e mira, dhe pastaj vazhdohet me shpërblimet dhe ndëshkimet e nevojshme. Universitetet tona kanë shpërfillur historinë ushtarake, e cila ka shkolluar gjenerata të tëra mbi mënyrën sesi fillon, vazhdon e përfundon një luftë.

Në vend të kësaj, riprodhohen programe mbi “zgjidhjen e konflikteve dhe studimet mbi paqen”, në të cilat ndjeshmëria dhe dialogu mendohet të kontekstualizojnë agresorin, dhe ta bindin atë të tërhiqet e të kërkojë ndihmë – a thua se agresioni, lakmia, dhe dëshira për frikësim, janë sindroma të shërueshme dhe jo fenomene negative, që kanë mbetur të rrezikshme përgjatë gjithë historisë.

Sipas ligjeve të luftës të 2500 viteve viteve të fundit në Perëndim, shpërpjesëtimi ishte metoda me të cilën agresorët përmbaheshin ose ndaloheshin. Natyra njerëzore nuk është kapërcyer aq lehtë, vetëm për shkak se një brez i ri terapeutik i ka ngatërruar aplikacionet e tij të iPhone dhe Priuses, me avancimin proporcional moral dhe etik.

Përmbatja – e cila e vetme e ka parandaluar luftëra – predikohej mbi supozimin e përbashkët se nisja e një konflikti, do të shkaktonte më shumë dhunë mbi agresorin sasa mbi viktimën e tij. Pasi humbi kjo, parandalimi u rivendos zakonisht nga përgjigjet e tepruara, që çuan në fitoren mbi poshtërimin e palës agresive.

Rrënojat e Berlinit nuk kishin të krahasuar, me dëmet e shkaktuara nga Luftvafe në Londër. Japonezët vranë më pak se 3.000 amerikanë në Pearl Harbor; amerikanët vranë 30 herë më shumë japonezë, në një ditë të vetme, 10 mars 1945, gjatë bombardimit masiv mbi Tokio. “Ata që mbollën erën, do të korrin furtunën”, ishte filozofia standarde me të cilin fuqitë agresive u mësuan të mos krijonin kurrë armiqësi. Humbja dhe poshtërimi, çoi drejt paqes dhe pajtimit.

Ngushëllimi tragjik por i nevojshëm, tek përdorimi i forcës joproporcionale nga ana e të sulmuarit, na mëson se jo vetëm një agresor s’mund të fitojë luftën që ka filluar, por gjithashtu i kujton atij se armiku i vënë shënjestër s’mund të jetë plotësisht i arsyeshëm, dhe për pasojë mund të jetë në gjendje për çdo lloj hakmarrjeje.

Paparashikueshmëria dhe frika e mbjellë nga e panjohura, ndihmojnë gjithashtu për të shkaktuar sprapsjen, dhe bashkë me të qetësinë dhe paqen. Në të kundërt, ashtu sikurse mund të parashikohet, reagimet proporcionale mund të sigurojnë agresorin se ai është në kontroll të kohës të luftës, që në fakt e filloi vetë. Dhe më keq akoma, doktrina e proporcionalitetit sugjeron se viktima nuk kërkon fitore dhe zgjidhje, por

do të bëjë thuajse çdo gjë për t’u rikthyer tek statuskuoja që gëzonte para luftës – gjë që sigurisht, ishte e pafavorshme dhe formësuar nga kërcënimi i vazhdueshëm, i një sulmi të papritur nga ana e armiqve të tij.

Duke e zbatuar këtë doktrinë në Lindjen e Mesme, palestinezët besojnë se indiferenca e re amerikane ndaj rajonit dhe fshikullimi i Netanjahut nga Uashingtoni, ka riorganizuar fuqinë relative. Ata shpresojnë tashmë se nuk ka asnjë pengesë për ushtrimin e dhunës. Dhe nëse ajo duhet të shpërthejë, do të ketë vetëm një përgjigje proporcionale dhe modeste nga perëndimorët e parashikueshëm.

Sipas doktrinës së barasvlerës morale, perëndimorët nuk kanë vullnet apo janë të paaftë për të dalluar më shumë fajtorin nga më i pafajshmi. Në vend të kësaj, për shkak se gjërat më shpesh ndahen 55 me 45 përqind, sesa 99 me 1 për qind, perëndimorët nuk kanë besim për të bërë gjykime morale – të frikësuar

se shumë kritikë do të vënë në pikëpyetje ndjeshmërinë e tyre liberale, një akuzë që në mungesë të zisë, urisë dhe sëmundjeve, është konsideruar si katastrofa më e madhe përballet me një elitë të pasur perëndimore.

Pyetja nuk është vetëm nëse administrata e presidentit Obama, favorizon privatisht të drejtën e palestinezëve radikalë, kundër një aleati perëndimor sikurse është Izraeli, por nëse ajo është intelektualisht dhe moralisht e aftë për të dalluar një shtet demokratik që mbron të drejtat e njeriut, nga një regjim jo-demokratik, autoritar, dhe terrorist që historikisht ka urryer Perëndimin- dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti-  dhe që aktualisht është angazhuar në akte të reja agresioni.

“National Review” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button