“32 vite bashkë nuk janë një shaka. E kam njohur që 29 vjeçe dhe më ka shoqëruar deri në fund të jetës. Jemi dashur shumë. Kemi debatuar shumë, aq sa çdo vit ai bënte gati valixhet të largohej. Për të kam bërë gjithçka, por kur i merrte këto vendime, e vetmja gjë që bëja, ishte të mos e kërkoja sepse për çdo gjë kishte një kufi.
Nuk isha e interesuar të martohesha, sepse ende nuk kishin ardhur në jetë fëmijët, apo të kisha mbetur shtatzënë. Ai më kërkoi të martoheshim përgjatë një ndeshje futbolli midis Juventusit, i cili luante përballë Romës. Unë nuk e pëlqeja futbollin, ndaj nuk isha duke e parë ndeshjen. Ai ndërkohë më pyet: “Goggi, po pse nuk martohemi?”. “Kjo është diçka që nuk ka kthim pas”, ia ktheva. Më pas dola nga dhoma dhe shkova të bëja pazarin.
Vendosi të shkonte në shtëpi, pikërisht në shtratin e tij. Atje i kaloi muajt e fundit të sëmundjes së tij. Më thanë se po ta lija në spital, nuk kishte më kuptim, pasi një cikël tjetër kure nuk do të shërbente për asgjë. Ndërkohë, ai nuk pati në asnjë moment frikë nga sëmundja e tij.
Që nga momenti që nuk është më pjesë e kësaj jete, sigurisht që jeta ka vazhduar. Ndonjëherë me lodhje, mërzitje dhe herë të tjera me momente të gëzuara. Por raportin që kam pasur me të, vazhdoj ta ndiej të pranishëm. Parfumin e tij e ndiej ende nëpër shtëpi”. – Loretta Goggi
Ky është raporti në çift që ndoshta sot duket i çuditshëm, pasi jemi mësuar më tepër me divorce, se sa me marrëdhënie që të zgjasin përgjatë gjithë jetës. Siç edhe është shprehur Goggi, nuk ka ndonjë sekret për një marrëdhënie të suksesshme. Sikurse çdo raport tjetër, edhe një bashkëjetesë apo martesë e gjatë, ka debate, por dhe momente të lumtura. Duhet thjesht të qëndrosh pranë personit tjetër në të mirë e në të keqe. Të mos dorëzohesh në kushtet e vështirësisë së personit tjetër dhe ta braktisësh atë, sikurse Goggi nuk e braktisi të shoqin kur ai ishte i sëmurë…