Bota

Bashkimi Evropian 2030: Një plan i pasluftës për Ukrainën dhe Turqinë

Nga Michael OHanlon & Ömer Taşpınar

“National Interest”

Si duhet të duket marrëdhënia e ardhshme afatgjatë e Ukrainës me Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi, kur të mbarojë kjo luftë e tmerrshme? Nuk është shumë shpejt për ta ngritur këtë pyetje. Pritja për fillimin e këtij do të ishte një qasje e gabuar, duke pasur parasysh rëndësinë e detyrës.

Sepse dhe planifikimi për rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore filloi shumë përpara vitit 1945. Kjo mund të mos jetë Lufta e Tretë Botërore. Por konflikti i Ukrainës është gjithsesi një ngjarje e madhe në historinë evropiane. Ndaj duhet të mendojmë që tani për atë që duhet të ndodhë në të ardhmen.

Një paqe e qëndrueshme do të kërkojë një marrëveshje të drejtë,t’i japë mundësi Ukrainës të rindërtojë vendin duke pasur lidhje të forta me Perëndimin, ta forcojë ekonominë e saj edhe pse ajo kërkon ta bëjë këtë në një mënyrë që e minimizon kundërreagimin e mundshëm rus.

Teksa mendojmë për një arkitekturë të re për rajonin, hyrja e mundshme e Ukrainës dhe Turqisë BE deri në vitin 2030, ofron objektivin e duhur strategjik. Pasi këto janë dy vendet më të mëdha të krahut lindor të Evropës, përveç vetë Rusisë, dhe po ashtu kanë një fluks gjeostrategjik shumë të madh.

Prandaj integrimi i tyre një rend më të gjerë evropian, do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e tyre në të ardhmen, por edhe për stabilitetin e rajonit më të gjerë, pavarësisht nëse mendojmë në termat e koherencës dhe kohezionit të Perëndimit, frenimit të Rusisë, apo të dyja bashkë.

Një nga elementët e një qasjeje të tillë duhet të përfshijë qartazi sigurinë. Sepse një zgjidhje e negociuar mbi luftën aktuale, kërkon siguri të mjaftueshme dhe përmirësim të sigurisë për Ukrainën, që Rusia të mos sulmojë sërish pas 1, 2 po 3 vitesh. Anëtarësimi në NATO iUkrainës dhe garancitë formale të sigurisë që e pasojnë, duken si të pabesueshme si pjesë e çdo lloj marrëveshjeje me Rusinë.

Por një prani e fortë trajnimi e NATO-s në Ukrainën e post-luftës, e kombinuar me krijimin e një strukture të re sigurie euroaziatike që të jetë e dallueshme nga NATO dhe më e fortë se OSBE-ja, mund të ofrojë formulën e duhur. Ukraina do të ishte një anëtare themeltare e një strukture të tillë, së bashku me shumicën e anëtarëve të NATO-s. Rusia pa Vladimir Putininmund t’i bashkohet një ditë asaj.

Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë vetëm me sigurinë. Vendi më i gjerë i Ukrainës në Evropë,është gjithashtu vendimtar. Alternativa ndaj të menduarit që tani mbi dinamikat, është të pritet të arrihen kushtet ushtarake për të filluar negociatat politike midis Kievit dhe Moskës.

Por kjo strategji e durimit mund të jetë shumë e gjatë, e rrezikshme dhe shumë e kushtueshme për të gjitha palët e përfshira, përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Ndërsa Perëndimi duhet të vazhdojë ta ndihmojë Ukrainën ushtarakisht dhe ekonomikisht, ai duhet gjithashtu ta nxisë Kievin të mendojë për stabilizimin e pasluftës, për demokracinë dhe prosperitetin.

Një rrugë e qartë që çon drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE-me një paketë financiare të madhe për rindërtimin e vendit, është një strategji premtuese dhe realiste për Perëndimin.

Por ky objektiv strategjik evropian afatgjatë që përfshin integrimin e Ukrainës në BE, nuk duhet ti mbyllë derën Turqisë. Evropa nuk duhet të shndërrohet në një klub të krishterë që përjashton një vend të rëndësishëm mysliman, i cili ka aplikuar për t’iu bashkuar unionit shumë kohë përpara se Ukraina të dilte si një shtet i pavarur në vitin 1991.

Sigurisht, nuk mund dhe nuk duhet të shpërblehet rruga autokratike e Turqisë nën sundimin e Erdogan. Përkundrazi, BE-ja duhet të përcaktojë një kurs që nxit dhe shpërblen një kontekst politik turk post-Erdogan. Ky skenar mund të lindë fare mirë pas zgjedhjeve të këtij viti. Tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit, vetëm sa e ka forcuar vendosmërinë e opozitës turke, e cila po fajëson qeverinë e Erdogan për përpjekjet e ngadalta të kërkim-shpëtimit, ndihmën joefikase pas katastrofës dhe për standardet e dobëta të ndërtimit. Sipas shumicës sondazheve opozita një front i unifikuar i 6 partive politike ka një shans të arsyeshëm për të fituar.

Një kombinim i krizës ekonomike dhe i lodhjes me Erdoganin midis segmenteve të mëdha të shoqërisë së re dhe dinamike turke, ka të ngjarë të çelë një faqe të re në politikën turke pas 20 vitesh nën të njëjtin sundimtar. Nën një qeveri më demokratike, dhe pasi të ketë mirëpritur Suedinë dhe Norvegjinë si anëtarë të rinj të NATO-s, një Turqi pas largimit të Erdogan, do të meritonte një shans të dytë për të hyrë në BE.

Duke pasur parasysh rolin kompleks dhe potencialisht të dobishëm të Turqisë në krizën e Ukrainës, kjo faqe e re në marrëdhëniet Turqi-BE mund ta ndihmojë gjithashtu Ankaranë që t’i shpëtojë orbitës strategjike dhe ekonomike të Rusisë.

Ukraina e fitoi statusin e kandidatit në BE menjëherë pas fillimit të pushtimit rus. Por ky status nuk është garanci për anëtarësim, siç e di shumë mirë edhe Turqia, një vend tjetër

e fitoi një status të tillë vitin 1999, dhe që i filloi negociatat e pranimit në vitin 2005. Disa mund të kundërshtojnë dhe thonë se BE-ja nuk mund të pranojë më gjirin e saj një shtet me një territor të pushtuar. Në fakt, BE-ja ka tashmë një anëtar me kufij ende të kontestuar:Qipron. Qiproja greke u pranua në union pavarësisht se votoi kundër një plani të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara që do ta kishte bashkuar ishullin.

Procesi i pranimit të Turqisë në BE është lënë aktualisht në pritje, për arsye që lidhen kryesisht me kthesën e saj drejt autokracisë. Por pengesa serioze janë Qipro dhe Greqia. Prandaj një fitore e opozitës kundër Erdogan në zgjedhjet e afërta mund të krijojë një dritare sado të vogël mundësish edhe në atë front.

Një dokument i kohëve të fundit, që përshkruan vizionin strategjik të opozitës turke,nënvizon nevojën për angazhim diplomatik, në vend të përplasjeve të ashpra me Greqinë. Dhe rigjallërimi i procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE në një kontekst post-Erdogando t’i jepte një nxitje shpërblyese një qeverie të re turke që kërkon zgjidhje diplomatike dhe jo militariste për problemet e vjetra Detin Egje dhe Mesdheun Lindor.

Sigurisht, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Me Brexit, BE humbi vendin që ishte mbështetësi më i flaktë i zgjerimit. Po ashtu, Uashingtoni humbi partnerin e tij më të vlerësuar në BE. Në mungesë të Mbretërisë së Bashkuar, Uashingtoni duhet të shndërrohet vetë në një mbështetëse kryesor të zgjerimit të BE-së.

Argumenti që do t’i parashtrohet dyshes drejtuese FrancëGjerman është shumë bindës:një strategji përmes së cilës Ukraina dhe Turqia ti bashkohen unionit deri në vitin 2030, do të përmirësojë ndjeshëm paqen dhe stabilitetin në Evropë. Alternativa do të jetë një Ukrainë e lënë sërish në harresë, dhe një Ankara e zhgënjyer, që do të vazhdojë të largohet nga komuniteti transatlantik.

Shënim: Michael OHanlon, ekspert i çështjeve të mbrojtjes dhe strategji think-tankun amerikan “Brookings Institut”. Omer Taspinar, profesor në Universitetin Xhon Hopkins, SHBA.

Back to top button