Nga Mark Lowen
Ka kaluar një muaj dhe ende nuk është mbushur boshllëku në zemrën politike të Turqisë. Dhe kanë dalë fjalë se disa pjesë të ndërtesës së parlamentit do të mbesin në këtë gjendje: si një shenjë e përhershme përkujtuese për sulmin më të madh politik që ka ndodhur në politikën turke.
Ishte nata e pesëmbëdhjetë korrikut kur raketat kishin përfunduar në Asamblenë e Madhe Kombëtare.
Ushtarët e rebeluar kishin përdorur bombarduesit F-16 dhe helikopterë në përpjekjen e tyre për marrjen e pushtetit. Tanket u nxorën në rrugë në Ankara dhe Stamboll, duke marrë kontrollin e urës së Bosforit dhe duke marrë përpara këdo që guxonte t’ua zinte rrugën.
Ushtarët shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe komandot sulmuan një hotel në brigjet detare në resortin Marmara, ku qëndronte presidenti Recp Tayyip Erdogan.
Ata ishin vonuar. Ai tashmë ishte strehuar në Stamboll. Thirrja telefonike prej aeroplanit ishte vendimtare që njerëzit të dilnin në rrugë në një moment vendimtar që kulmoi me mposhtjen e të rebeluarve që synonin grusht shteti.
Por 242 persona vdiqën duke i rezistuar marrjes së kontrollit në përpjekje për mborjtjen e vendit të tyre.
«Ishte natë tmerri – por nuk e kishim dertin e jetës tonë, frikësoheshim për fatin e kombit tonë», thekson Ravza Kavakci, deputete e partisë në pushtet, AKP, derisa prin gjatë ecejakeve nëpër ndërtesën e goditur të kuvendit turk.
«Por kjo ishte dita që do të mbronim demokracinë tonë. Bashkoi popullin turk në soliadritet. Ishte lufta jonë çlirimtare».
Në njëfarë forme, përpjekja për grusht shtet ka bashkuar vendin e polarizuar skajshmërisht.
Katër grushte shteti ushtarake që nga viti 1960 kane tronditur demokracinë ende të re të vendit. Por kësaj here, populli rezistoi – dhe pagoi një çmim të përgjakshëm. Recep Tayyip Erdogani acaron e ndan në dysh elektoratin, por mesazhi i 15 korrikut ishte se turqit kanë zgjedhur që e ardhmja politike e vendit të përcaktohet në kutitë e votimit, e jo prej grushteteve ushtarake.
Ka shenja se janë ngushtuar boshllëqet politike: për herë të parë krerët e opozitës morën pjesë në një marshim të madh pro-demokracisë në Stamboll, të prirë prej presidentit Erdogan.
Por «uniteti politik» nuk është se shkon shumë larg. Partia prokurde HDP ende është e përjashtuar dhe fajësohet nga Qeveria se është e afërt me militantët e PKK-së kurde, që vazhdon të prodhoje sulme. HDP-ja mohon se ka ndonjë lidhje me këtë.
Një fushatë e pashembullt spastrimi ka nisur qysh pas grushtit te shtetit. Më shumë se 23 mijë persona janë arrestuar ose marrë në pyetje dhe më shumë se 82 mijë janë suspenduar ose shkarkuar nga puna.
Ata akuzohen se kanë mbështetur puçin ose se kishin lidhje me orkestrimin e tij. Shteti turk akuzon Fethullah Gulenin, predikues islamik turk që është në vetazil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithëse ai i ka hedhur poshtë akuzat. Shteti e akuzon për infiltrim të besnikëve të Gulenit nëpër institucione turke në dekadat e kaluara. Predikuesi, dikur njeri i afërt me presidentin Erdogan, ka hedhur poshtë akuzat për përfshirje.
«Ky nuk është spastrim», thekson zonja Kavakci. «Jemi shumë transparentë. Njerëzit që po arrestohen dhe hetohen, ka dëshmi për atë punë. Kushdo që rrezultojë se nuk ishte pjesë e kësaj, do të lirohet».
Qeveritë perëndimore kanë dënuar përpjekjen për grusht shteti, por kanë kritikuar edhe arrestimet masive të javëve të fundit. Angela Merkel kishte ardhur një muaj më parë për ta mbështetur Turqinë në kohën e krizës së refugjatëve, por asnjë lider perëndimor nuk ka ardhur në Turqi për t’i shprehur solidaritet vendit aleat në NATO.
«Ne përnjëmend jemi të zhgënjyer», thekson zonja Kavakci. «Të tregohej pak keqardhje për ata që qëndruan para tankeve. Qeveritë perëndimore më shumë po merren me puçistët, sesa kujdesen për popullin turk».
Në mesin e shkollave të mbyllura në kuadër të fushatës për spastrimin e institucioneve nga gulenistët, nuk janë hapur as shkollat ushtarake.
Në burgun Sincan në afërsi të Ankarasë, 142 studentë po mbahen në arrest. Pranë telave me gjemba qëndrojnë monitoruesit dhe shumë familje që thonë se se familjarët po u akuzohen pa të drejtë. (BBC ) / Lapsi.al