Vendet e BE-së mund të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët amerikanë, për shkak të mënyrës se si Uashingtoni e ka trajtuar pandeminë, raportoi të martën The New York Times, duke përmendur zyrtarë evropianë por pa emër.
Një zyrtar i përfshirë në bisedime midis anëtarëve të Bashkimit Evropian se kush duhet të lejohet të vizitojë bllokun ndau projekt listat e udhëtarëve të pranueshëm – Amerikanët nuk ishin në to. Një zyrtar i dytë i përfshirë në bisedime konfirmoi listat, të cilat nuk janë bërë publike, dhe dy të tjerë konfirmuan përmbajtjen e tyre.
Nuk ishte e qartë nëse zyrtarët amerikanë ishin ndërgjegjësuar paraprakisht për faktin se amerikanët do të përjashtoheshin kur BE-ja rihaptet nga 1 korriku në mënyrë progressive për ata që janë jashtë bllokut.
Të dy projekt listat do të lejojnë udhëtarët nga Kina, ku virusi u shfaq në fund të vitit të kaluar, por përjashtojnë amerikanët, si dhe brazilianët dhe rusët. Zyrtarët e intervistuar nga The New York Times thanë se Shtetet e Bashkuara mund të shtohen më vonë në listën e udhëtarëve të pranueshëm nëse bien numrat e rasteve së koronavirusit të vendit. Por ata zyrtarë thanë se ishte “shumë e pamundur” që fillimisht të bëhej një përjashtim për Shtetet e Bashkuara, raportoi The New York Times. Raporti gjithashtu sqaron se përbërja e listave mund të ndryshohet para afatit. France 24 / bota.al