Komisioni Evropian ka përpiluar një sërë kriteresh dhe udhëzimesh që gradualisht do të lejojnë rihapjen e kufijve të jashtëm të Evropës nga 1 korriku.
Duke përdorur një listë kontrolli të krijuar nga Komisioni, vendeve evropiane do t’u kërkohet të hartojnë një listë të vendeve jo të Bashkimit Evropian për të cilat kufizimet e udhëtimit mund të hiqen, për tu rishikuar rregullisht. Vendimi për heqjen e kufizimeve për një vend të caktuar do të bazohet në atë vend nëse ai është në një situatë të ngjashme ose më të mirë epidemiologjike sesa Evropa, nëse ka masa higjienike të krahasueshme në qendrat e saj të transportit dhe nëse ai vend ka hequr kufizimet e udhëtimit për BE-në.
Duke shpallur udhëzimet, Komisioneri për Punët e Brendshme Ylva Johansson tha se shpresonte që lista “të mund të bëhet më e gjatë dhe të ketë gjithnjë e më shumë vende në të. Por kjo duhet të merret gradualisht.” Nëse vendoset që kufizimet nuk do të hiqen për një vend, komisioni propozon që gradualisht të rriten kategoritë e udhëtarëve të lejuar, për shembull, studentët ndërkombëtarë ose punëtorë e aftë që vijnë nga vendet jashtë BE-së.
“Teksa të gjithë ne do të duhet të jemi të kujdesshëm, ka ardhur koha të bëjmë përgatitje konkrete për heqjen e kufizimeve,” tha Johansson. “Udhëtimi ndërkombëtar është thelbësor për turizmin dhe biznesin, dhe familjet dhe miqtë duan të ritakohen.”
Vendimi për të hapur kufijtë e jashtëm do të monitorohet nga afër dhe kufizimet e udhëtimit mund të rikthehen për një vend të veçantë në çdo kohë nëse situata shëndetësore në atë vend ndryshon, tha komisioni. Vendimi për të hapur dhe mbyllur kufijtë mbetet kompetencë individuale e një vendi evropian. Por Komisioni theksoi nevojën që heqja e kufizimeve të bëhet në një mënyrë të koordinuar në të gjithë Evropën. Kufijtë e jashtëm evropian janë mbyllur që nga marsi pas shpërthimit të koronavirusit. CNN / bota.al