Lajme nga Bashkimi Evropian

BE fillon proces gjyqësor kundër 10 vendeve anëtare mbi kthimin e udhëtarëve gjatë krizës së koronavirusit

Komisioni Evropian ka hapur proces gjyqësorë kundër 10 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për mos mbrojtjen e të drejtave të udhëtarëve kur udhëtimet duhej të anuloheshin si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Legjislacioni kombëtar në fuqi në Republikën Ceke, Qipro, Greqi, Francë, Itali, Kroaci, Lituani, Poloni, Portugali dhe Sllovaki shkeli rregullat e BE-së për udhëtimet, tha Komisioni të premten. Veprime të mëtejshme janë nisur edhe kundër Greqisë dhe Italisë për mos mbrojtjen e udhëtarëve të autobusëve, hekurudhave dhe trageteve. Sipas ligjit të BE-së, pasagjerët kanë “të drejtën të zgjedhin midis rimbursimit të parave dhe formave të tjera të rimbursimit, të tilla si kuponat” nëse një fluturim është anuluar dhe pritet të rimbursohet brenda dy javësh.

Në 10 vendet e lartpërmendura, Komisioni thotë se autoritetet po lejojnë vetëm operatorët e udhëtimit të “lëshojnë kuponë, në vend të rimbursimit të parave”, ose po vonohen më shumë se 14 ditë për të rimbursuar pasagjerët. Komisioni thotë se gjatë gjithë krizës “në mënyrë të vazhdueshme ka bërë të qartë se të drejtat e konsumatorit mbeten të vlefshme në kontekstin aktual dhe masat kombëtare për të mbështetur industrinë nuk duhet t’i ulin ato”.

Të 10 vendet tani kanë dy muaj për t’iu përgjigjur dhe provuar Komisionit që i kanë korrigjuar këto çështje. CNN / bota.al

Leave a Reply

Back to top button