Bayern Munchen edhe zyrtarisht bëri me dije se e ka shkarkuar sot Carlo Ancelottin.
Klubi gjerman e shkarkoi italianin, pas humbjes së mbrëmshme turpëruese ndaj PSG-s me rezultat 3 me 0.
Por, Ancelotti mund të mos pushoj gjatë, pasi Milani është shumë afër që ta shkarkoj Vincenzo Montellan që nuk po tregon rezultatet e pritura, pas investimit mbi 200 milionë euro në këtë verë.
Klubi rosoner mund ta rikthej në ‘San Siro’ trajnerin më të sukseshëm në histori të tyre, pasi në periudhën e tij, ata fituan dy trofe të Ligës së Kampionëve.