Motivuese

Bëhet gur, gruaja që dikur ishte një lule

Dhe kështu gruaja që dikur ishte një lule, u bë gur …

Ditët që nuk do të harrojmë kurrë janë ato që ndryshojnë, sepse ndryshojmë kur jetojmë situata të caktuara.

Këto janë ditët kur, pa ndonjë anestezi, jemi përballur me të vërtetat që na bëjnë të rritemi dhe, në një farë mënyre, na ngurtësojnë e forcojnë.

Por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos ngrijmë brenda nesh.

Që të mos e bëjmë gur, atë që dikur ishte një lule.

Ne duhet të vazhdojmë të besojmë në poezi, në delikatesë, në dashuri.

Ne të gjithë jemi të frikësuar. Pas ditëve të dëshpërimit mizor, që na paralizojnë.

Por ne e dëmtojmë veten duke u mbyllur brenda nesh, nëse lejojmë të na pushtojë dhimbja, pakënaqësia dhe trishtimi.

Duhet forcë, po. Duhet forcë për t’u ringritur përsëri. Për ta kthyer një banjë shiu, në pika të vogla vese.

Të qajmë për lulen e lënduar dhe të rilindim. Të fshijmë lotët dhe shohim në sy dhimbjen.

Të mos ngurtësohemi nga një moment në tjetrin.

Dhimbja akumulohet…

Ndërkohë që ndjejmë tokën të na rrëshkasë nën këmbë. Ndërkohë që mbyllemi në vete, për t’u mbrojtur.

Pak nga pak, për të riparuar atë tokë, bëhet beton. Pastaj shkëmb. Gradualisht, gruaja që dikur ishte një lule, bëhet gur.

Por … askush nuk është i lumtur kur humb besimin. Kur humb shpresën, dëshirën për të qeshur dhe vallëzuar gjatë natës.

Kur nuk ka muzikë dhe emocione. Kur dashuria mungon dhe ka pakënaqësi.

Por është koha. Koha që fryn plagët dhe që mbush tokën e thatë me fara të reja. Koha që fshin lotët dhe zbut dhimbjen.

Koha që lejon të kthehemi për të qenë një lule, e cila dikur ishte një gur.

Për shkak se një lule mund të lindë mes shkëmbinjve, mund të rilindë midis të çarave të betonit, për të kërkuar dritë.

Një lule mund të sfidojë kohën e keqe dhe të rezistojë duke strehuar rrënjët e saj.

Ka më shumë arsye për të qenë një lule, sesa një gur.

Për të mos lejuar që të ngurtësohet shpirti, deri në pikën e tharjes.

Munden gjithmonë flakët e shpresës, që të mposhtin shirat e rrëmbyeshëm.

Mundet gjithmonë që dëshpërimi të humbasë në dritë dhe harmoni …

Ditët më befasuese janë ato kur jeta shkon kundër të parashikueshmes. Ato me fund të lumtur.

Këto janë ditët kur flladi i lehtë i mendimit qetëson një stuhi ndjenjash.

Ditë kur dëshira për të qenë të lumtur shndërrin fort.

Kur poezia ulëret duke mbytur gjithë zhurmat e tjera…

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button