Motivuese

Bëhu si protagonisti i kësaj historie: Një Feniks që ringrihet nga hiri

Nga Egjipti i lashtë, duke kaluar nëpër Greqi dhe duke arritur në Kinë, nga kohërat më të lashta, ekziston një histori e Feniksit, një simbol i fuqisë. Një legjendë magjepsëse dhe ndjellëse që tregon për rilindjen, qëndrueshmërinë dhe fuqinë dhe që na mëson se fundi nuk është asgjë tjetër veçse një fillim i ri.

Si protagonisti i kësaj historie, duhet të jemi edhe ne. Si kjo krijesë e bukur e zjarrtë e cila ishte në gjendje të ngrihej madhështisht nga hiri i shkatërrimit të vet, më e fortë, më e guximshme dhe e ndritshme.

Një figurë e fuqishme dhe e mençur, që diti të kultivonte burimet e saj për t’u rikthyer në shkëlqim. Thuhet se Feniksi, kur dëgjoi se vdekja e tij ishte gati të mbërrinte, kërkoi një vend të fshehur për të ndërtuar folenë dhe këtu le të digjej vetë nga rrezet e diellit. Thuhet se vdiq duke kënduar sepse vetëdija e tij ishte e fortë, që fundi do të ishte një fillim i ri.

Dhe kështu nga grumbulli i hirit të vet, dhe i ndriçuar nga po ato rreze të diellit që kishin ndezur zjarrin, rilindi më i bukur dhe më i fortë se më parë, për t’u rikthyer në fluturim.

Thuhet për të se pasi u ringjall filloi të fluturonte në qiej edhe më madhështor se më parë, se mësoi të kontrollonte zjarrin që të bëhej i pashkatërrueshëm dhe se zotëronte mençuri të pafund. Rilindi nga hiri, sepse asgjë dhe askush nuk do ta pengonte kurrë.

Carl Gustav Jung, në librin e tij Simbolet e transformimit, krahason jetën e krijesës mitologjike me fuqinë e rezistencës, me atë aftësi për të rilindur më të fortë dhe më të guximshëm se më parë që duhet t’i përkasë çdo qenieje njerëzore, dhe që duhet të përdoret për t’u ngritur pas çdo rënieje, çdo dështimi.

Ne duhet të jemi si Feniksi: të marrim frymë, të gjejmë dëshirën për të ecur përpara dhe të kërkojmë brenda vetes forcën për ta bërë këtë. Ashtu si zogu mitologjik, duke ndërtuar folenë e transformimit tonë, një vend të sigurt brenda të cilit të mbledhim të gjitha forcat tona.

Sepse do të ketë një fund, një pjesë prej nesh do të shndërrohet në hi, por asnjë erë nuk do të jetë në gjendje të zhduket ajo që mbetet, sepse nga ai grumbull rrënojash do të rilindim, përmes një zjarri shumë më të fortë, më të madh dhe më të mençur.

Të mësojmë të jemi si Feniksi dhe të kthehemi të fluturojmë, me kokën lart dhe me krahët e hapur. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button