Psikologji

Bëhuni heroi i vetes tënde

Nga David Robson

Të gjithë e dinë se çfarë e bën një histori të mirë. Heronjtë tanë e nisin udhëtimin e tyre si qenie plot me të meta, por me një qëllim të qartë. Skenë pas skene, ata përballen me sfida dhe pengesa që i shtyjnë drejt shtigjeve të reja. Deri në fund të përrallës, ata kanë fituar dhe janë bërë njerëztë mirë.

Mjafton të mendoni për Xhejns Ejr, Luk Skajuoker apo Gilgameshin. Ne i duam komplotet tek romanet që lexojmë, filmat që shohim dhe videolojërat që luajmë. Por parimet e një historie të mirë, ofrojnë shumë më tepër sesa argëtim.

Studimet e fundit tregojnë se rrëfimet që i tregojmë vetes mbi jetën tonë, mund të formësojnëfuqimisht rezistencën tonë ndaj stresit. Njerëzit që gjenerojnë tregime mbi luftën dhe shpagimin duket se gëzojnë një shëndet mendor shumë më të mirë. Ju mund ta përshkruani këtë si efektin e heroit me të meta.

Psikologët kanë zbuluar se organizimi i kujtimeve tona rreth një narrative të mirë-rrëfyer, dhe shikimi i së ardhmes sonë si një zgjatim i kësaj historie, mund të na ndihmojë të arrijmë aspiratat tona për vetë-përmirësim. Dhe nëse doni që nisni një faqe të re, ju ndihmon zgjedhja e një datë të rëndësishme që sinjalizon fillimin e një kapitulli të ri.

Në dallim nga skepticizmi popullor, angazhimet e marra më 1 janar janë më efektive pikërisht për këtë arsye. Pra, nëse qëllimi juaj është të kurseni para, të studioni për provimet, të lini duhanin apo të fitoni një formë të mirë fizike, nuk ka kohë më të mirë për t’ia nisur. Mjafton që të dini si ta shfrytëzoni fuqinë e vetë-rrëfimit për të forcuar vullnetin tuaj, përmirësuar mirëqenien tuaj dhe krijuar një vete më të mirë.

Protagonisti origjinal në fushën në zhvillim të psikologjisë narrative është Den Mekdams ngaUniversiteti Veriperëndimor Illinois, SHBA. I diplomuar për shkenca humane, Mekadamska qenë gjithmonë i tërhequr nga tregimet madhështore të romancierëve si Leo Tolstoi. Më pas, kur vazhdoi studimet për psikologji, filloi të mendojë për historinë që i tregojmë vetestonë, dhe pyeti veten nëse ky është në fakt thelbi i identitetit individual.

Më herët psikologët e shihnin identitetin si një kombinim të vlerave dhe besimeve të dikujt, qëllimeve dhe roleve të tyre sociale, me një theks të veçantë tek mënyrat se si e krahasonin veten me të tjerët. Mekadams nuk e vë në dyshim rëndësinë e këtyre elementeve, por ai propozon një rrëfim personal, të bazuar tek kujtimet tona autobiografike.

Janë reflektimet tona mbi këtë histori, ato që na japin një ndjenjë të fortë se kush jemi, dhe më e rëndësishmja, formësojnë mënyrën se si i interpretojmë ngjarjet aktuale dhe ato të ardhshme. Një identitet supozohet të integrojë jetën tuaj në kohë. Është diçka në mendjen tuaj që bashkon rolet e ndryshme në jetën tuaj dhe ju vendos në këtë botë. Dhe si çdo histori, ajo ka personazhe, ka një komplot dhe ka tema që përshkojnë atë”- thotë ai.

Mekadams e formuloi këtë ide, të cilën ai e quan modeli i historisë së jetës së identitetit, në vitet 1980. Duke analizuar kujtimet e njerëzve, dhe duke i pyetur ata rreth ndjenjës që kishin ndaj vetes, puna e tij sugjeroi se identitetet e njerëzve janë nxjerrë nga historitë e tyre të jetës. Gjatë dy dekadave të fundit, hipoteza e tij ka tërhequr një vëmendje gjithnjë e më të madhe nga shumë psikologë të tjerë.

Pjesa më e madhe e kërkimeve të hershme, u përqendruan tek origjina e vetë-rrëfimeve tona. Mekadams dhe të tjerët zbuluan se fëmijët e vegjël priren të mos e shohin jetën e tyre si një histori të krijuar nga ngjarje të ndërlidhura. Përkundrazi, kujtimet e tyre autobiografike janë fragmentare.

Vetëm në adoleshencë dhe në moshë madhore, shumica e njerëzve nisin të përfshihen në njëarsyetim autobiografik më të sofistikuar, që përfshin rivlerësimin e kuptimit të kujtimeve tona dhe bashkimin e tyre në një strukturë më koherente.

Aftësitë njohëse që kërkohen për të krijuar narrativën në jetën tuaj, nuk shfaqen deri në vitet e adoleshencës”- thotë Mekadams. Ai e përshkruan këtë si një kalim nga roli i aktoritatëtëautorit. Rrjedhimisht, një 10-vjeçar nuk ka gjasa ta shohë divorcin e prindërve si një pikë kthese në jetën e tyre, ndërsa një 15-vjeçar po.

Po ashtu është bërë e qartë se struktura bazë e narrativës sonë personale, i ngjan asaj të një libri:ne e organizojmë historinë tonë të jetës në kapituj të veçantë që përfaqësojnë tranzicionetë rëndësishme në identitetin tonë. Ju e mendoni jetën në terma periudhash:koha kur ishit në shkollën fillore, koha kur jetonitatë shtëpi apo këtë qytet, apo koha kur ishit në këtë marrëdhënie”- thotë Dorte Kirkegard Thomsen nga Universiteti Aarhus në Danimarkë.

Ndërsa përparonin kërkimet në terren, shumë shpejt u bë e qartë se njerëzit ndryshojnë në aftësinë e tyre për të krijuar një narrativë personale. Duke analizuar rrëfimet e njerëzve për ngjarje të rëndësishme të jetës, studiuesit mund të gjykojnë koherencën e tregimeve të tyre. Pra nëse ata kanë një kronologji të caktuar me shkakësi të dukshme midis një ngjarjeje dhe një tjetre. Studime të tilla tregojnë se historitë e disa njerëzve janë plot me detaje, ndërsa

ato të tjerëve janë shumë më të paqarta, me efekte të rëndësishme për mirëqenien e tyre. Njerëzit me narrativa më koherente, priren të kenë një ndjenjë më të fortë identitare, dhe ata mendojnë se jeta e tyre ka më shumë kuptim, drejtim dhe qëllim. Po ashtu, njerëz të tillë shfaqin një kënaqësi më të madhe nga jeta. Mekadams dhe kolegët e tij kanë analizuar gjithashtu edhe lidhjen midis mirëqenies dhe disa temave narrative.

Ata zbuluan se ajo nëse dikush përshkruan se ka pasur njëfarë kontrolli mbi ngjarjet në të kaluarën e tyre, është një parashikues i rëndësishëm i shëndetit mendor. Njerëzit që janë

në depresion ose tepër të shqetësuar, kanë ndjesinë se po shtyhen nga forca që nuk mund t’i kontrollojnë”-thotë Mekadams.

Një tjetër temë kryesore është shëlbimi, që cili përfshin gjetjen e një lloj kuptimi pozitiv pas ngjarjeve stresuese. Ai mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm kur ne po përpiqemi të kapërcejmë një zakon ose varësi të keqe. Një studim u kërkoi anëtarëve të rinj të Alkoolikëve Anonimë, të përshkruanin pijen e tyre të fundit.

Disa dhanë përshkrime të drejtpërdrejta faktike, ndërsa të tjerë përshkruan një moment personal, duke çuar në një ndryshim pozitiv në vetvete. Për shembull, një person përshkroi se si e gjeti sërish forcën e tij:”Unë ndjej sikur ky fiksim është zhdukur nga unë, dhe më duhet të shoh gjithçka që kam bërë gabim herën e kaluar për ta përmirësuar gjërat këtë herë.

Më shumë se 80 për qind e njerëzve që tregonin një histori të tillë mbetën esëll gjatë 4 muajve në vijim, krahasuar me 44 për qind të atyre që nuk e treguan. Gjetje të tilla i kanë nxitur psikologët që studiojnë psikologjinë narrative, të pyesin veten nëse njerëzit mund të mësohen të tregojnë histori më të mira për veten e tyre, ato që do të sillnin rritje personale pozitive.

Mendimi i parë që kjo mund të ishte e mundur erdhi në vitin 2010. Një ekip studiuesish tëdrejtuara nga Sharon Denof-Burg, në atë kohë pjesë e Universitetit Albani në Nju Jork, u kërkoi 3 grupeve vullnetarësh të plotësonin pyetësorët mbi shëndetin e tyre mendor, përpara se të kalonin 20 minuta duke shkruar për të kaluarën e tyre.

Disave iu kërkua të jepnin një përshkrim faktik të një shtëpie ku kishin jetuar dikur. Të tjerëtu inkurajuan të shprehnin mendimet dhe ndjenjat e tyre më të thella. Një grup i tretë shkroi për një ngjarje specifike, dhe iu kërkua përqendrohej tek elementet e tregimit, si sfondi i asaj që ndodhi, detajet se si u shpalos ngjarja dhe rezultati.

Esetë e grupi të fundit treguan një strukturë dhe koherencë më të madhe narrative se të tjerët dhe këta njerëz përjetuan gjithashtu përmirësime në shëndetin e tyre mendor gjatë muajit të ardhshëm. Ndërkohë hulumtimet e reja tregojnë se është madje e mundur të përmirësohen aftësitë e tregimit të fëmijëve të vegjël, me përfitime afatgjata për mirëqenien e tyre. Studime të shumta tregojnë në përgjithësi përfitimet po aq mbresëlënëse shkrimit të vetë-rrëfimit tuaj. Për shembull Kirkegard Thomsen, zbuloi se kjo mund të rrisë vetëvlerësimin.

Back to top button