“Besimi kërkon vite të ndërtohet, sekonda të thyhet dhe një përjetësi të rindërtohet”.
“Mënyra më e mirë për të kuptuar nëse mund t’i besosh dikujt, është t’i besosh atij personi”.
“Marrëdhëniet ndërtohen mbi bazën e besimit. Nëse do të duhet të bësh dedektivin, atëherë është më mirë të vazhdosh jetën tënde”.
“Besimi është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie. Nuk ka për të funksionuar asgjë, nëse nuk e besoni njëri tjetrin”.
“Besimi krijohet kur veprimet zënë vendin e fjalëve”.
“Nëse thua një gënjeshtër të rëndë dhe dikush e zbulon se ke gënjyer, atëherë gjithë të vërtetat që mund të kesh thënë, fillojnë të vihen në diskutim prej të tjerëve”.
“Kur e beson dikë verbërisht, fundi do të jetë njëri nga të dy rezultatet: ose do të fitosh një person të besuar për gjithë jetën, ose do të marrësh një leksion për gjithë jetën”.
“Besimi është si goma që përdorim për të fshirë gabimet tona. Me çdo gabim që bëhet, goma zvogëlohet. E njëjta gjë ndodh edhe me besimin”.
“Kur thyhet besimi, atëherë duhet të kuptosh se edhe të kërkosh falje, është e kotë. Asgjë nuk mund të kthehet në gjendjen që ka qenë më parë”.
““Të besoj” është një fjalë më e bukur, se sa “Të dua”, sepse ti mund të mos e besosh dikë që e do, por gjithmonë do ta duash një person që e beson”. / bota.al