“Kam kaluar një periudhë të vështirë. Më e keqja ka kaluar dhe nuk dua të flas më për të. Mendoj se njerëzit thjesht e vazhdojnërrugëtimin e jetës, nuk ndalen asnjëherë. Problemi është t’i bësh mirë llogaritë, edhe kur ke mungesa, ose kur ke njerëz pranë, por ndjen dhimbje. Kur mbeta shtatzënë, i dashuri im më donte vetëm mua, jo fëmijën tim. Dhe unë e lashë për të mbajtur fëmijën. Nuk kërkoj të më vlerësojnë, sepse kam bërë atë që do e bënte çdo prind i vëmendshëm. Jam kujdesur, jam lutur dhe i jam përkushtuar fëmijës sim, derisa të mund të lulëzonte i vetëm, pa e ndërprerë vullnetin e Zotit. Besimi në Zot mëudhëheq edhe kur forcat duken sikur më shterojnë”. – Anna Maria Barbera
Kjo është një nga problematikat më të mëdha të shoqërisë sëditëve të sotme, kur në pritje të një fëmije, babai nuk gjendet i përgatitur dhe dëshiron që nëna ta abortojë fëmijën. Një nënëpadyshim ndodhet në dilemë për të bërë zgjedhjen e duhur, tëheqë fëmijën për të vazhduar më atë që do, apo ta mbajë fëmijën dhe ta prishë marrëdhënien me personin tjetër.
Çdokush do të thoshte që në këto raste zgjedhja e kujtdo varet nga rrethanat, në të cilat gjendet. Është e vërtetë dhe nuk e kundërshtoj këtë gjë, por mbi çdo rrethanë, duhet ta pranojmë se është e vështirë të vendosësh mbi një jetë tjetër që nuk ka fuqi vendimi. Nuk mund të vendosësh për një krijesë që Zoti ka zgjedhur ta sjellë në jetë. Nëse dikush nuk e dëshiron fëmijën e tij, nuk ka se si ta dojë personin që thotë se dashuron. Është e pamundur të duash një person, kur nuk e do krijesën që do tëvijë në jetë nga ti dhe ai person. Ndaj, për çdo nënë të ardhshme që gjendet në një zgjedhje të tillë të vështirë, mos u mendoni dy herë. Nuk ia vlen të rrezikoni jetën tuaj dhe as të bëni një krim mbi një krijesë të pafajshme, për dikë që thotë se ju do juve, por që realisht nuk ju do aspak. Nëse do t’ju donte, nuk do t’ju vinte përballë një zgjedhjeje të tillë.