Thenie

“Beso në Zot”. Disa thënie që do të të nxisin edhe ty

“Besoji Zotit të të ndihmojë të bësh më të mirën, dhe besoji atij të bëjë pjesën e mbetur”.

“Besoji Zotit për gjithë ndihmën që kërkon prej tij”.

“Çdo herë që Zoti të thotë të bësh diçka, dije se Ai po teston besimin tënd”.

“Besim do të thotë të kesh bindjen se e ardhmja do të jetë aq e mirë, saqë do të ketë kuptim po të shohësh pas”.

“Besoji Zotit dhe beso se gjëra më të mira do të të falen prej Tij në jetën tënde”.

“Përditë duhet t’i thuash këto fjalë: “I dashur Zot, ti kurrë nuk ke thënë se gjithçka do të ishte e lehtë. Ti thjesht the: “Më beso mua”. Besimi im është i fortë dhe unë ta jap Ty veten time. Unë do ta jetoj këtë jetë me mirënjohje. Do të vlerësoj çdo gjë të vogël, me vështirësitë dhe kënaqësitë që do të më ofrojë. Për këto dhe shumë të tjera, të jam falenderues/e””.

“Pse duhet të bësh pak gjëra i vetëm dhe t’i besosh Zotit më tepër? Sepse Zoti mund të bëjë më tepër në 20 minuta, se sa mund të bësh ti i/e vetëm/vetme në 20 vjet”.

“T’i besosh Zotit në dritë është e kotë. T’i besosh Atij në errësitë, ky quhet besim i vërtetë”.

“Njerëzit thonë: “Më trego me vepra dhe do të të besoj”. Zoti thotë: “Më beso mua dhe unë do të të tregoj vepra””.

“Beso se Zoti do të sjellë njerëzit e duhur, në kohën e duhur, për arsyen e duhur në jetën tënde”.

“Beso në Zoti, sepse vetëm ata që besojnë tek Ai me gjithë qenien e tyre, do të mund të gjejnë fuqi të reja”.

“Lutu dhe lëri gjërat të shkojnë. Mos u mundo t’i manipulosh gjërat. Besoji Zotit që Ai të të hapë dyert e duhura në kohën e duhur për ty. Nëse beson me gjithë zemrën dhe qenien tënde, ke për të përjetuar çdo gjë të mirë nga Zoti”. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button