Mistere

Bibla 1500 vjeçare konfirmon që Jezu Krishti nuk vdiq në kryq. Reagimi i Vatikanit

Screen Shot 2016-04-06 at 10.12.31Ka shkaktuar jo pak shqetësim në qarqet e Vatikanit, zbulimi i një Bible 1500-200 vjecare në Turqi, në Muzeun Etnografik të Ankarasë. E zbuluar dhe mbajtur e fshehtë në vitin 2000, libri përmban Ungjillin e Barnabas – një dishepull i Krishtit – që tregon se Jezusi nuk u kryqëzua, dhe se ai ishte vetëm një Profet.

Libri gjithashtu e quan Apostullin Pal “të vetëquajtur”. Libri gjithashtu pretendon se Jezusi u ngjit në qiell i gjallë, dhe se në vend të tij u kryqëzua Juda Iskarioti.

Një lajm në “National Turk” thotë se Bibla iu kap një bande kontrabandistësh gjatë një operacioni në zonën e Mesdheut. Sipas artikullit, banda u akuzua për kontrabandë sendesh të lashtë, gërmime të paligjshme dhe zotërim eksplozivësh. Vetë libri vlerësohet deri 40 milionë lira turke, ose afro 28 milionë dollarë.

Sipas të dhënave, ekspertët dhe autoritetet fetare në Tehram këmbëngulin se libri është origjinal. Vetë libri është shkruajtur me gërma të florinjta, në gjuhë aramaike, që ishte gjuha e Jezu Krishtit. Teksti përmban një vizion të ngjashëm me Islamin, ku bie ndesh me mësimet e Testamentit të ri për kristianizmin. jezusi gjithashtu parashikon ardhjen e Profetit Muhamed, i cili do ta krijonte Islamin 700 vjet më vonë.

Thuhet se gjatë Këshillit të Nikesë, Kisha Katolike përzgjodhi ungjijtë që formojnë Biblën si e njohim sot; duke hequr Ungjillin e Barnabas (dhe shumë të tjerë), në favor të katër ungjijve kanonikë të Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit. Me kalimin e kohës kanë nisur të dalin në sipërfaqe shumë tekste biblikë, duke përfshirë ata të Detit të Vdekur dhe Ungjijtë Gnostikë. Por ky libër, në mënyrë të vecantë, duket se shqetëson Vatikanin.

Cfarë do të thotë kjo për fetë me burim kristianizmin dhe ndjekësit e tyre? Vatikani u ka kërkuar autoriteteve turke që ta lejojnë të ekzaminojë përmbajtjen e librit brenda Kishës. Tani që libri është gjetur, a do ta pranojnë ata atë dhe provat e tij? A do e mohojnë? Do ta quajnë një “gënjeshtër myslimane”, sic bëri revista “Truth” në vitin 2000? /bota.al

Leave a Reply

Back to top button