Letersi

“Bijtë”, poezia fantastike e Khalil Gibran. Kush është prind, bën mirë ta lexojë

“Bijtë”

Fëmijët tuaj nuk janë bijtë tuaj,
Janë bij e bija të etjes që jeta ka për vetveten,
ata vijnë nëpërmjet jush, por jo nga ju,
edhe pse jetojnë me ju, nuk u përkasin.

Mund t’u dhuroni atyre dashuri, por jo mendimet tuaja:
ata kanë mendimet e veta.
Mund t’u jepni strehim trupave të tyre, por jo shpirtrave të tyre:
ata banojnë në shtëpinë e së nesërmes,
të cilën nuk do u lejohet ta vizitoni as në ëndërr.

Mund të provoni të jeni si ata janë, por jo t’i bëni të ngjashëm me ju:
Jeta ecën e nuk vonohet me të shkuarën.
Ju jeni harqet, prej ku bijtë, si shigjeta të gjalla, janë hedhur përpara.
Harkëtari sheh pikësynimin në horizontin e pafund,
dhe ju tendos me forcë, derisa shigjetat e tij të shkojnë shpejt e larg.
Besohuni me gëzim në dorën e harkëtarit,
pasi, siç do fluturimin e shigjetës, ashtu do edhe shtrëngimin e harkut.

Back to top button