Çdo shenjë ka preferencat e veta në shumë aspekte të jetës, ama secila shenjë horoskopi ka diçka që e pëlqen më shumë se gjithçka. Më poshtë kemi krijuar për ju një listë me çfarë pëlqen pamasë çdo shenjëhoroskopi.
Dashi – Njerëzit e kësaj shenje pëlqejnë të qeshin aq fort, sa t’i dhembin brinjët.
Demi – Demi pëlqen të duket. Personat e kësaj shenje pëlqejnë të blejnë e të veshin rroba të shtrenjta.
Binjakët – Binjakët pëlqejnë netët me shi dhe ditët me diell.
Gaforrja – Gaforret adhurojnë përqafimet e zgjatura, të ngrohta e plot ndjenja”.
Luani – Luani vuan shumë për lumturinë e të tjerëve. Pëlqen pamasë t’i bëjë të tjerët të qeshin.
Virgjëresha – Virgjëresha pëlqen pamasë t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë dhe vetvetja në çdo bisedë.
Peshorja – Adhurojnë gjuhët e huaja, mbarojnë pas anglishtes me theks britanik.
Akrepi – Personat e shenjës së akrepit i pëlqejnë shumë kafshët shtëpiake, sidomos macet.
Shigjetari – Shigjetari pëlqen të lexojë libra që nuk mund t’i shqisësh nga duart derisa t’i përfundosh.
Bricjapi – Edhe pse përpiqen të mos i konsumojnë shpesh, sërish i pëlqejnë pamasë kakaot dhe kafet e ngrohta.
Ujori – Personat e kësaj shenje pëlqejnë shumë të dëgjojnë këngë që trajtojnë mënyrën se si ndihen.
Peshqit – Peshqit pëlqejnë të përjetojnë vetë apo të shohin tek të tjerët mirësinë e njerëzve të huaj.