Pas Luftës së Parë Botërore, ambicia e pamëshirshme, vendosmëria e madhe dhe një etje për pushtet, shtyu tre burra që ta zhysnin botën në një epokë vdekjeje dhe terrori
– Gjermania: Përpjekja e një njeriu për të rifituar nderin e humbur
– Italia: Aspiranti për Cezar që donte një perandori për ta sunduar
– Japonia: Një fuqi në kërkim të dominimit
– Një aleancë vdekjeprurëse
– Diplomacia e Boshtit / Në sipërfaqe, fuqitë e Boshtit ishin vëllezër që luftonin për një kauzë të përbashkët, por sa të ngushta ishin këto aleanca, prapa dyerve të mbyllura?
- Gjermania
Përpjekja e një njeriu për të rifituar nderin e humbur
Gjithçka ishte “reshtuar” ashtu si duhej, për ngjitjen e Hitlerit në pushtet. Veterani i ushtrisë kishte shijuar pilulën e hidhur të humbjes së Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore, dhe kish parë se si kombi dikur i madh, ishte shndërruar në një tokë të falimentuar, që me zor ushqente edhe popullin e vet. I vendosour që të rindërtonte vendin, ai u fut në Partinë e Punëtorëve të Gjermanisë dhe fjalimet e tij karizmatike, shumë shpejt tërhoqën vëmendjen e vendit. Ai po thoshte gjithçka që një popull mes vuajtjesh donte të dëgjonte: u premtoi ushqime, punësim, dhe më e rëndëisshmja, rikthimin e krenarisë. Radhët e Partisë Naziste u frynë dhe njerëzit folën; në korrik 1932, ata votuan Hitlerin dhe ai u emërua Kancelar.
Me të marrë kontrollin e gjithë jetës në gjermani dhe pasi kishte ndaluar gjithë partitë e tjera, Hitleri dhe Partia Naziste …