Bota

Bosnja mund të jetë viktima e radhës e dobësisë dhe polarizimit të Perëndimit

Nga Jeremy Cliffe

New Statesman

Në një artikull përpara samitit të G7 në qershor, unë shkrova se ne po jetonim në një epokë të “mungesës së Perëndimit”. Perëndimi si një ent gjeopolitik nuk është zhdukur, dhe qeveritë e tij mund ti arrijnë ende synimet së bashku. Por shpalljet apokaliptike vdekjes”apo “kolapsittij janë shumë të thjeshta.

Megjithatë, aleanca është qartësisht më e dobët, më e përçarë dhe e pasigurt për rolin e saj sesa ishte rreth fundit të mijëvjeçarit. Ajo nuk është “rikthyer” në skenën globale, siç e kanë paralajmëruar disa analistë pas hyrjes së Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Dhe kjo u pa shumë qartë në Afganistan. Në vitin 2001, Perëndimi kishte ndërhyrë i bashkuar nën udhëheqjen e SHBA-së pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, të cilat çuan zbatimin e parë në histori të klauzolës së mbrojtjes reciproke të NATO-s.

Por 2 dekada më vonë, trupat e fundit të aleancës u tërhoqën këtë verë nga Afganistani, teksa Shtetet e Bashkuara dështuan që të koordinoheshin siç duhej me aleatët e tyre, dhe kur gati i gjithë vendi u rikthye në duart e talebanëve. Me dimrin në prag, miliona afganë janë tani të rrezikuar nga uria.

Strategët amerikanë e mbrojnë këtë tërheqje, duke përmendur nevojën për t’i kushtuar më shumë energji dhe burime qëllimit të frenimit të fuqisë kineze në rajonin e Indo-Paqësorit. Por edhe atje mbizotëron “mungesa e Perëndimit”.

Marrëveshja e AKUKUS e shpallur në muajin shtator, në bazë të së cilës SHBA-ja dhe Britania e Madhe do ta ndihmojnë Australinë të ndërtojë nëndetëset bërthamore, mund të ketë qenë një ilustrim i fuqishëm i qëndrueshmërisë së aleancës perëndimore.

Megjithatë, duke e anashkaluar Francën, u braktis marrëveshja e saj me Australinë, dhe kjo shkaktoi një përçarje të re aleancë. Jo i munguar, por as plotësisht i pranishëm, Perëndimi si koncept lëkundet në një harresë të pakëndshme midis rënies së shpejtë dhe qëndresës së ashpër dhe të paqartë.

Tashmë po bëhet e qartë arena tjetër:Evropa Qendrore dhe Lindore. Më shqetësuese është situata në Bosnje Hercegovinë, ku marrëveshja e ndarjes së pushtetit, e përcaktuar nga Marrëveshja e Dejtonit duket se po prishet.

Pas 3 viteve të makthit të luftës dhe spastrimit etnik, marrëveshja e vitit 1995 kodifikoi një shtet multietnik që kombinonte 3 grupet kryesore:serbët ortodoksë, kroatët katolikë dhe boshnjakët myslimanë. Ai përbëhet nga një entitet serb (Republika Srpska), dhe një entitet i përbashkët boshnjako-kroat (Federata e Bosnje Hercegovinës), dhe një presidencë gjithëpërfshirëse me përfaqësues nga të tria grupimet etnike.

Zbatimi i marrëveshjet mbikëqyret nga një përfaqësues i lartë i emëruar ndërkombëtarisht.

Milorad Dodik, anëtari serbo-boshnjak i asaj presidence, ka kërcënuar prej kohësh meshkëputjen e Republika Srpska dhe bashkimin e saj të mundshëm me Serbinë fqinje.

Por muajin e kaluar ai propozoi hapa konkretë për ta bërë këtë:tërheqjen e saj nga institucionet e përbashkëta shtetërore, si organet tatimore, gjykatat dhe ç’është mëshqetësuese, nga ushtria.

Në veçanti, ai po shënjestron rolin e përfaqësuesit të lartë, që përfaqëson një garanci rëndësishme për sigurimin e paqes. Forcat e Republika Srpska mbajtën së fundmi një stërvitje paraushtarake në periferi të Sarajevës, kryeqytetin e Bosnjes.

Toby Vogel, një njohës i mirë i rajonit thotë për New Statesman:“Në një situatë ku atmosfera është kaq e tensionuar, mjafton që një grup djemsh armatosur me kallashnikovë-dhe në fakt nga këta ka shumë nëpër Bosnje hyjnë me forcë një kishë apo një xhami apo kudo tjetër, dhe pastaj gjithçka mundndodhë”.

Në një shtet që përjetoi spastrimin e parë etnik masiv të Evropës duke nisur që prej vitit 1945 vetëm një gjeneratë më parë,kjo është më se alarmante. Dodik është i inkurajuar nga ndjenjanë rritje se Perëndimi nuk është i përgatitur për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes sëDejtonit. Rrënimi i Afganistanit ka ngritur shumë dyshime mbi aftësinë e NATO-s për të vepruar.

Shpresat për anëtarësimin në BE shteteve Ballkanit Perëndimor janë zbehur, dhe shtetet e BE-së akuzohen për minimin e detyrës së përfaqësuesit të lartë në Bosnje. Udhëheqësit nacionalistë të krahut të djathtë në union, sidomos Janez Janša i Sllovenisë dhe Viktor Orbáni Hungarisë, kanë mbështetur qëndrimin anti-mysliman të Dodik dhe kanë penguar vendosjen e sanksioneve të BE-së ndaj qeverisë së tij.

Ç’është më e keqja, rezoluta e fundit e OKB-së që riafirmoi misionin e forcës paqeruajtëse të BE-së, i detyroi fuqitë perëndimore t’i përkuleshin kërkesave ruse dhe kineze për të përjashtuar referencën ndaj përfaqësuesit të lartë. Një model i ngjashëm po shfaqet tekzhvillimet shqetësuese në të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore.

Presidenti autoritar i Serbisë, Aleksandar Vucic, dërgoi së fundi tanket në kufiri me Kosovën. Ngurrimi i Bashkimit Evropian për t’u dhënë vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut perspektiva serioze për anëtarësim, është në favor të nacionalistëve në të dyja këto vende.

Edhe Gjeorgjia po anon aktualisht drejt autokracisë dhe larg BE-së. Rusia po i grumbullon sërish trupat e veta ushtarake përgjatë kufirit të saj me Ukrainën. Në kohën që po shkruaj këto radhë, rreth 1.000 emigrantë po qëndrojnë në kufirin mes Bjellorusisë dhe Poloni, të shoqëruar deri atje nga regjimi diktatorial i Alexander LukashenkosMinsk, në një përpjekje të hapur për të nxitur përçarjen e Bashkimit Evropian.

Herë pas here, përgjigja e BE-së ka qenë e ashpër në fjalë por shumë e butë në veprimekonkrete të bashkërenduara. Dhe aty ku në të kaluarën SHBA-ja mund të kishte ofruar lidershipin e munguar, tani siç e tregon edhe rezoluta e OKB-së, po synon që të shmangë ngatërresat që e shpërqendrojnë nga prioriteti i saj kryesor: Kina.

Ajo që është edhe më shqetësuese, është fakti se liderët autoritarë antiperëndimorë po mësojnë se si të arrijnë qëllimet e tyre në një botë ku mungon Perëndimi. Perëndimi nuk është aq larg sa të qëndrojë duarkryq rast se shpërthen lufta në një vend si Bosnja.

Por ai është mjaft i fragmentuar dhe i shpërqendruar, saudhëheqës si Dodik, Putin, Vucic dhe Lukashenko e dinë se mund t’ia hedhin paq shfryrjes së dufit kundër rendit ndërkombëtar edhe pa shkaktuar ndonjë luftë. Epoka e “mungesës së Perëndimit” është gjithashtu edhe epoka e luftës hibride.

Back to top button