Në këtë material do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta nga Beyoncé, e njohur ndryshe si mbretëresha e muzikës pop.
“Ji i lumtur dhe kujdesu për veten, por mos harro as të jesh i lumtur me gjërat e bukura që të bëjne ty të jesh vetvetja”.
“Ne duhet t’i mësojmë vajzave kudo në botë, se ato mund të arrijnë aq larg sa mund të arrijë një qenie njerëzore”.
“Unë nuk duhet t’i provoj asgjë askujt. Unë thjesht duhet të ndjek zemrën time dhe të përqendrohem tek ajo çfarë dua t’i them botës. Jam unë ajo që drejtoj botën time”.
“Unë jam një qenie njerëzore si gjithë të tjerat që bien në dashuri dhe ndonjëherë nuk kanë kontroll mbi çdo situatë”.
“Mos i lejo sukseset të hyjnë në mendjen tënde dhe as dështimet të hyjnë në zemrën tënde”.
“Kur të largohem nga kjo botë, nuk do të largohem me pendesa. Do të lë diçka që të më kujtojnë, në mënyrë që të mos harrohem”.
“Bëj atë, për të cilën ke lindur që të bësh. Duhet të besosh tek vetja jote”.
“Bota do të të shohë në mënyrën që ti e sheh veten tënde dhe do të trajtojë në mënyrën që ti e trajton veten tënde”.
“Vlera e vetes tënde përcaktohet nga ty. Nuk ke pse të varesh nga dikush që të thotë se kush je”.
“Lëri mënjanë gjithë rregullat dhe normat e shoqërisë. Si mund të jetosh, nëse nuk ndryshon?”.