Analiza

Botën po e lëviz identiteti, jo ideologjia

American football fanFareed Zakaria

Në këtë epokë të globalizimit, elitat bëjnë diskutime për ideologjinë politike – më shumë qeveri, më pak qeveri – por, siç ka vërejtur Samuel Huntingtoni shumë vite më parë, forca nga poshtë-lart që duket se po lëvizje botën këto kohë është identiteti politik. Pyetjet që i mbushin njerëzit me emocione janë: “Kush jemi ne?” dhe ajo tjetra, më kërcënuesja, “Kush nuk jemi ne?”Edhe në Amerikë, edhe në 4 korrik

 

Për mua, 4 korriku është një prej atyre festave speciale amerikane që celebrojnë jo fenë, etninë apo sektin, por lirinë dhe identitetin unik kombëtar të vendit. Por këto kohë, përreth botës po shohim rritjen e një tjetër lloj nacionalizmi, një që mund të jetë më i errët dhe shumë më trazues.

Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian, partitë nacionaliste, populiste dhe ksenofobe dolën shumë mirë në rezultate. UKIP në Britani i mundi të gjithë partitë e establishmentit. Fronti Nacional në Francë fitoi ndaj Partisë Socialiste në pushtet. Në Greqi, Agimi i Artë me një program pothuajse fashist fitoi gjysmë milioni vota, që i dhanë për herë të parë vende në Parlamentin Europian.

Shumë komentatorë e kanë shpjeguar ngjitjen e këtyre partive, si rezultat i recesionit të thellë dhe rimëkëmbjes së ngadaltë që ende mbajnë mbërthyer pjesën më të madhe të Europës. Por modele të ngjashëm në zgjedhje mund t’i gjesh në Austri, Danimarkë, Holandë, Finlandë dhe Suedi, që po lulëzojnë ekonomikisht. Dhe partitë që kanë rezultate të mirë i përqëndrojnë axhendat e tyre jo në ekonominë, por në imigrimin, si dhe shprehje të tjera nacionalizmi.

Këtë rritje të nacionalizmit mund të shohësh jo vetëm në Europë, por edhe përreth botës. Shikoni planin e Kryeministrit japonez, Shinzo Abe, për të ri-interpretuar kushtetutën pacifiste të vendit të tij. Udhëheqës si Vladimir Putini në Rusi, Rexhep Taip Erdogani në Turqi dhe Xi Jinpingu në Kinë e kanë bërë joshjen prej nacionalizmit, pesë kryesore të axhendës dhe thirrjes së tyre.

Sigurisht, ka një nacionalizëm të shëndetshëm që ka qenë shpesh herë pjesë e ekspansionit të lirisë dhe demokracisë. Britanikët dhe amerikanët gjejnë krenari në faktin që vendet e tyre mishërojnë vlera që për ta janë të shtrenjta. Polakët dhe ukrainasit krenohen nga luftërat e tyre për pavarësi dhe sukses. Por sot, duket se po vërejmë një lloj të ri nacionalizmi, bazuar në frikën, pasigurinë dhe ankthin. Dhe, siç ka vërejtur filozofi Isaiah Berlin, ky lloj nacionalizmi rikthehet me hakmarrje.

Përse po ndodh tani? Një shpjegim është që, ndërsa globalizimi dhe revolucionet teknologjikë shkojnë përpara dhe transformojnë botën, njerëzit ndihen të parehatshëm me ritmin e ndryshimit dhe kërkojnë diçka ku të kapen, për ndihmë dhe qëndrueshmëri. Nëse lidhja është më e fortë në nivel kombi, atëherë forcohet nacionalizmi. Por nëse projekti kombëtar është i dobët ose shihet si i paligjshëm, atëherë shfaqet tërheqja prej disa forcave më të vjetra e më të mëdha. Nga Katalonja, në Skoci e në Lindjen e Mesme, identitete nën-kombëtarë kanë fituar një kuptim dhe urgjencë të re.

Eshtë një përzierje e çuditshme pasigurie dhe vetësigurie. Njerëzit shqetësohen se shoqëria e tyre po ndryshon aq sa nuk e njohin më, dhe që po sundohen prej forcave të mëdha e të largëta – BE në Bruksel, FMN apo qeveria federale në Uashington – që janë përtej kontrollit të tyre. Dhe nga njerëz që nuk ndajnë vlerat e tyre.

Në SHBA, ne shohim një paralele: ngjitjen e tea party/ Studiuesit Vanessa Uilliamson dhe Theda Skocpol konkluduan se imigrimi është një çështje qendrore – ndoshta kryesorja – për anëtarët e tea party, diçka që u përforcua edhe prej humbjes së Liderit të shumicës në Kongres, Eric Cantor, në zgjedhjet primare në Virginia. Unë nuk e njoh më vendin tim, thonë Mike Huckabee, Glenn Beck dhe shumë të tjerë në të djathtë. E njëjta gjë mund të përsëritet prej gjithësecilit prej atyre nacionalistëve europianë që fituan në zgjedhjet e majit.

Në këtë epokë të globalizimit, elitat bëjnë diskutime për ideologjinë politike – më shumë qeveri, më pak qeveri – por, siç ka vërejtur Samuel Huntingtoni shumë vite më parë, forca nga poshtë-lart që duket se po lëvizje botën këto kohë është identiteti politik. Pyetjet që i mbushin njerëzit me emocione janë: “Kush jemi ne?” dhe ajo tjetra, më kërcënuesja, “Kush nuk jemi ne?”

Edhe në Amerikë, edhe në 4 korrik. /Washington Post/

Pershtatur ne shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button