Analiza

Botët anti-elitë, post-fakt, të Donald Trumpit dhe Zhan Zhak Rusosë

screen-shot-2016-11-15-at-15-41-31

“Unë i dua shumë ata që janë të keqarsimuar”, deklaroi Donald Trumpi në muajin shkurt, gjatë një fjalimi në Las Vegas. Kjo frazë ishte një fjali hapëse, e një artikulli mbi filozofin e Iluminimit Zhan Zhak Ruso, që unë kam shkruajtur për The Neë Yorker në muajin gusht. Tani ne e dimë se të keqarsimuarit – ose të paktën, shumë të bardhë pa diploma kolegji – e duan edhe ata Trumpin, pothuaj unanimisht. Revolucioni trullosës politik në Shtetet e Bashkuara, ka nxjerrë zbuluar një ndarje të qartë përgjatë vijave të arsimit, si dhe rurale-urbane. Ruso mund të na ndihmojë që të zgjidhim të paktën njërën pjesë të gjëzës intelektuale, që na ka shfaqur ngjitja e Trumpit në pushtet.

Duke filluar me botimin e tij të parë të madh, në vitin 1751, edhe Zhan Zhak Ruso i mbronte të paarsimuarit dhe mënyrat e tyre të thjeshta. Eshtë domethënës fakti, që ai e bënte këtë, pikërisht në një kohë kur u shfaqën të parët njerëz të mirëarsimuar të botës, elita e rrjetëzuar – filozofët e Iluminimit – duke mbrojtur dhe shtyrë përpara një program largpamës progresi, përmes përdorimit të shkencës, arsyes dhe tregtisë ndërkombëtare. Lëvizja më radikale e Rusosë, ishte që të pozicionohej kundër projektit, që ne sot e quajmë modernitet; praktikisht, ai krijoi kategorinë e “popullit”, ose “njerëzve”, të cilët i identifikoi si viktima të vendimeve të marrë nga lartë-poshtë dhe sistemeve të vlerave.

Por, përpara se të qortojmë veten tonë, se kemi humbur kontaktin me ata që ndjehen të lënë pas, duhet të kujtojmë …

Lexoni më poshtë të plotë artikullin e botuar në The New Yorker.

[real3dflipbook id=”1381″]

Leave a Reply

Back to top button