Ministria e shëndetësisë e Brazilit raportoi të enjten 48.105 raste të reja me koronavirus, duke çuar numrin e infeksioneve totale në 1.496.858 raste në të gjithë vendin.
Shifrat e së enjtes përfaqësojnë kërcimin e dytë më të lartë ditor të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë. Më i larti u regjistrua në 19 qershor, kur 54.771 raste të reja u regjistruan brenda 24 orëve.
Ministria raportoi të enjten gjithashtu 1.252 vdekje të lidhura me koronavirusin, duke cuar numrin në total në 61.884 në të gjithë vendin. CNN / bota.al