Uncategorized

Brazili fajëson “paqëndrueshmërinë” në raportimin e të dhënave për numrin rekord të të infektuarve

Ministria Braziliane e Shëndetësisë tha se rritja e rekord e rasteve me koronavirus në vend të raportuar rishtazi ishte për shkak të “paqëndrueshmërisë” në mënyrën se si disa shtete të populluara raportuan të dhënat e tyre.

Të premten, Brazili raportoi 54.711 raste të reja – ktëto janë shifra më të larta se rritja më e madhe një-ditore në Shtetet e Bashkuara, e cila raportoi 48.529 raste të reja më 25 Prill, sipas një raporti të CNN bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Ministria tha që numri i madh i rasteve të raportuara të premten ishte pjesërisht për shkak të “paqëndrueshmërisë në rutinën e eksportimit të të dhënave që lidhen, kryesisht, në shtetet e Bahia, Rio de Janeiro dhe São Paulo.” Shteti i São Paulo që është shteti më i populluar i Brazilit dhe epiqendra e shpërthimit të Covid-19 në vend raportoi 1.111 raste të reja me koronavirus të enjten dhe 19.030 të premten.

Rritja erdhi teksa Brazili u bë vendi i dytë në të gjithë botën që tejkaloi 1 milion raste të raportuara, pas SH.B.A-së. CNN / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button