Uncategorized

Brazili rekord rastesh me Covid-19, më shumë se 1.000 vdekje në 24 orë

Brazili regjistroi një rekord të ri të rasteve me Covid-19 dhe më shumë se 1.000 të vdekur në një periudhë 24-orëshe, sipas shifrave zyrtare të publikuara të enjten.

Vendi i Amerikës së Jugut ka numrin e dytë më të lartë në botë të rasteve të konfirmuara me koronavirus 438,238 –  pas Shteteve të Bashkuara që kanë arritur në 1.76 milion të infektuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 26.417 raste të reja u konfirmuan për një periudhë 24-orëshe të enjten. Në të njëjtën periudhë Brazili përjetoi numrin e tretë më të lartë të vdekjeve nga virusi që nga fillimi i pandemisë: 1.156, duke e cuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 26.754, e gjashta më e larta në botë. Megjithatë, disa ekspertë besojnë se shkalla aktuale e infeksionit të virusit mund të jetë deri në 15 herë më e lartë sepse nuk ka pasur testime të përhapur në Brazil. Virusi po përhapet teksa autoritetet federale dhe ato lokale përplasen dhe nuk bien dakortë mbi politikat shëndetësore.

Shumica e shteteve kanë imponuar bllokime të pjesshme, por Presidenti Jair Bolsonaro dëshiron që ata të mbarojnë dhe që ekonomia të hapet shpejt. Të enjten, Bolsonaro nënshkroi me ligj një paketë ndihmash prej 11.3 miliardë dollarësh për qeveritë federale për shtetet dhe komunat e vendit. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button