- Jeta ime është mesazhi im.
- Lumturia është kur ajo që mendon, ajo që thua dhe ajo që bën janë në harmoni mes tyre.
- Në fillim të injorojnë, pastaj qeshin me ty, pastaj të luftojnë, dhe pastaj ti fiton.
- Jo-dhuna është forca më e madhe në dispozicion të njeriut. AJo është më e fuqishme edhe se arma më e fuqishme e shkatërrimit që njeriu ka krijuar ndonjëherë.
- Urre mëkatin, duaje mëkatarin.
- Njeriu i mirë është mik i të gjithë gjërave të gjalla.
- Unë e kundërshtoj dhunën, sepse kur ajo duket se po bën mirë, e mira është vetëm e përkohshme; ndërsa e keqja që ajo shkakton, është e përjetshme.
- Cfarë është e vërteta? Pyetje e vështirë, por unë për vete e kam zgjidhur, duke thënë se ajo është “ajo që zëri i brendshëm të thotë”.
- Të dobëtit nuk mund të falin asnjëherë. Falja është virtyt i të fortit.
- Qytetërimi është inkurajim i dallimeve.
- Asgjë nuk më ka trishtuar më shumë në jetë, se sa ngurtësia e zemrës së njerëzve të arsimuar.
- Ti duhet të jesh ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.
- Shëndeti është pasuria e vërtetë, dhe jo copat e floririt dhe argjendit.
- Mënyra më e mirë për të gjetur veten, është ta humbasësh veten në shërbim të të tjerëve.
- Nuk duhet të humbasësh besimin tek njerëzimi. Njerëzimi është një oqean; nëse disa pika në oqean janë të pista, vetë oqean nuk bëhet i pistë.
- E ardhmja varet nga ajo që bën sot.
- Kur admiroj bukurinë e perëndimit të diellit apo bukurinë e Hënës, shpirti im zgjerohet në adhurim të krijuesit.
- Dallimi mes asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjendje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur problemet e botës.
- Mund të mos dish asnjëherë se cfarë rezultatesh do të kenë veprimet e tua, por nëse nuk bën asgjë, nuk do të kesh rezultate.
- Paqja është arma më e fuqishme e njerëzimit.
- Të humbasësh durimin është të humbasësh betejën.
- Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.
- Intoleranca është në vetvete një formë dhune dhe një pengesë për rritjen e një shpirti të vërtetë demokratik.
- Mosmarrëveshja e ndershme është shpesh herë një shenjë e mirë progresi.
- Në botë ka mjaftueshëm për nevojat e njeriut, por jo për babëzinë e njeriut. /bota.al
2 minutes read