Uncategorized

Britania fillon karantinën e detyrueshme për udhëtarët që vijnë nga jashtë

Britania fillon të hënën karantinën dy-javore për shumicën e njerëzve që vijnë nga jashtë për të provuar të kufizojnë përhapjen e koronavirusit, duke i shkaktuar dëme sektorit të aviacionit, i cili pretendon se kjo qasje mund t’u kushtojë mijëra vende pune.

Banorët britanikë dhe vizitorët e huaj do të duhet të respektojnë rregullat e izolimit 14-ditor ose të përballen me gjobë prej 1.000 £ (1,125 €) ose ndjekje penale. Kritikët po ngrejnë pyetjen se pse Britania, e cila është goditur më shumë nga Covid-19 në Evropë dhe gradualisht po lehtëson bllokimin, po u shkakton më shumë dhimbje hoteleve dhe linjave ajrore duke ulur udhëtimet nga vendet me më pak raste me virus.

British Airways, EasyJet dhe Ryanair kanë filluar procedurat e përbashkëta ligjore kundër qeverisë mbi ato që ata e quajtën një hap “joproporcional dhe të padrejtë”. Pronari i Ryanair Michael O’Leary tha të hënën për televizionin Sky News se plani ishte “i padobishëm” dhe i pazbatueshëm, dhe tha se do të “shkatërrojë mijëra vende pune në turizmin britanik”. Shefi ekzekutiv i Heathrow i Londrës, John Holland-Kaye, tha për gazetën City AM se mund të çojë në humbjen e potencialisht 25,000 vende pune në aeroportin e tij – një e treta e stafit.

Por Sekretari i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock tha se rregullat e reja kishin kuptim sepse “përqindja e infeksioneve që vijnë nga jashtë rritet” ndërsa infeksionet  brënda Britanisë bien. “Ne kemi për të ndjekur një qasje që fillon me kujdes,” tha ai për Sky News.

Për të hyrë në Britani me aeroplan, tren, rrugë ose det, udhëtarët duhet të japin detaje për udhëtimin e tyre dhe adresën ku do të izolohen. Se si do të zbatohet karantina ndryshon midis kombeve dhe masat do të vlerësohen çdo tre javë. Përjashtime janë bërë në disa raste përfshirë për shoferët e kamionëve, për punonjës të kujdesit shëndetësor dhe personat që udhëtojnë nga Irlanda që kanë qenë atje për të paktën dy javë. France 24 / bota.al

Leave a Reply

Check Also
Close
Back to top button