Një rrjet inteligjence i rrënjosur qysh nga Lufta e Ftohtë i mundëson amerikanëve që ta mbajnë nën kontroll aleatin/konkurrentin. Rasti Merkel. Gjenealogjia e një simbioze: nga Organizata Gehlen tek BND-ja. Kyçi i CIA-s është konsullata në Frankfurt
«Nuk jemi më në kohën e Luftës së Ftohtë». Me këtë pohim të fortë, duke ju drejtuar me 24 tetor 2014 Presidentit të atëhershëm amerikan Obama, Angela Merkel ka dashur të shënojë një kthesë në raportet strategjike midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Kancelarja po paraqiste ankesat e saj ndaj administratës amerikane pasi kishte zbuluar, falë zbulimeve të Edward Snowden, se celulari i saj ishte përgjuar nga National Security Agency (NSA) amerikane. Sipas historianit gjerman Josef Foschepoth, amerikanët, ashti si britanikët dhe francezët, qenë ligjërisht të autorizuar për të vënë nën kontroll komunikimet postare dhe telefonike të Republikës Federale të Gjermanisë në bazë të marrëveshjeve sekrete shtesë të Traktatit të Përgjithshëm të vitit 1952 (i hyrë në fuqi në 1955) i nënshkruar nga 3 fuqitë perëndimore fituese të Luftës së Dytë Botërore me atë që në atë kohë quhej Gjermania Perëndimore.
Traktati mundësoi riarmatimin e RFGJ-së dhe aderimin e saj në NATO, ama me kushtin e kufizimeve të forta të sovranitetit të saj. Sipas Foschepoth, këto marrëveshje kanë mbetur në fuqi edhe pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe rënies së Murit të Berlinit. Bile, pikërisht për të favorizuar ribashkimin gjerman, Kancelari i atëhershëm Helmut Kohl …