Shumica e burrave duket se preferojnë gratë e brishta, të buta dhe femërore.
Sepse këta janë burra që duan të zgjedhin një grua të ndjeshme, në krahasim me një grua të fortë.
Kjo “preferencë” duket se vjen nga larg, pasi ajo daton në kohët parahistorike dhe duket se ka qenë e rrënjosur në ADN-në, tonë që nga fillimi i kohës.
Ajo ka shumë të bëjë me riprodhimin dhe me qëllimin e ekzistencës sonë.
Por edhe nëse kodet e tilla gjenetike janë programuar në këtë mënyrë, lind një pyetje në mënyrë spontane …
A janë meshkujt të tërhequr nga gratë të buta dhe femërore, sepse janë të predispozuara gjenetikisht për të qenë gjinia më e fortë, apo për shkak se ndihen të kërcënuar nga një lloj tjetër i grave, më të fuqishme dhe më inteligjente se ata?
Shumë studime duket se tregojnë se si numri i meshkujve që preferojnë të dalë me një grua inteligjente dhe të fuqishme është më i vogël, se numri i meshkujve, të cilët në vend të kësaj preferojnë një lloj tjetër femrash.
Në një nga studimet e kryera nga studiuesit në Universitetin e Buffalos, Universiteti i Teksasit dhe Universiteti i Kalifornisë profesorët zgjodhën të përzgjedhin disa pjesëmarrës meshkuj dhe i pyetën nëse do të ishin në gjendje të ndiqnin “dikë” më të zgjuar se ata.
90% e tyre thanë po, por në të vërtetë u demonstruan pastaj se si në realitet këta nuk ishin me të vërtetë të interesuar për gratë e tilla.
Në përfundim, burrat duket se janë tërhequr nga ato gra që duket se janë më të mençura dhe më kompetente se vetja e tyre në detyra të caktuara, për aq kohë sa qëndrojnë larg prej tyre.
Sepse kur vjen puna për të pasur takime personale, burrat duket se preferojnë një lloj tjetër të grave: ato që nuk mund t’i “parakalojnë” ata.
Një tjetër studim i ngjashëm duket se ka zbuluar të njëjtat të dhëna, por duket se ka gjetur gjithashtu një shpjegim të mundshëm përse kjo mund të ndodhë.
Disa pjesëmarrësve meshkuj iu kërkua të analizonin dhe të përshkruanin, në testet e tyre, sensin e maskulinitetit të dëshmuar, në një situatë ku ata ndiheshin të fundosur plotësisht nga një grua, partnere e tyre potenciale.
Studiuesit konkluduan, si rezultat i këtij eksperimenti, se si meshkujt “psikologjikisht distantë” nga gratë më inteligjente sesa vetja, treguan një interes më të madh për to.
Përkundrazi, ata dukej se tregonin më pak interes, kur ishin “afër fiziologjikisht”.
Duke marrë parasysh atë që sapo është thënë, duket se në fund të fundit, burrat mund të ndihen të kërcënuar nga gra të fuqishme, inteligjente.
Kështu që një grua mund të jetë një rrezik i vërtetë për egon mashkullore.
Si rezultat, burrat bëjnë çmos për të marrë distancat e nevojshme.
Megjithatë, megjithëse studimi ka treguar se shumica e burrave gjejnë intimiduese gratë e forta dhe inteligjente, kjo nuk do të thotë se ka ndonjë gjë të gabuar me këto gra, pasi jo të gjithë njerëzit janë të barabartë.
Nuk ka asgjë të keqe në dëshirën për të ndjekur ëndrrat e tua, për të pasur ambicie dhe për të punuar fort për qëllimet e tua.
Disa mund t’i konsiderojnë këto gra si pothuajse një kërcënim, por për fat të mirë gjithashtu duket se ka njerëz që janë të gatshëm të mbështesin dhe të pranojnë një grua të tillë. Të fortë.
Kështu që, mos u kënaqni asnjëherë me pak!