Thenie

“Çdo femër është speciale dhe unike. Janë budallenj ata meshkuj që nuk e kanë kuptuar ende këtë gjë”

Disa thënie të veçanta nga Bruno Mars:

“Ji në kontroll të situatave të tua. Njihe veten tënde dhe mos u përpiq të jesh ndryshe. Ji ndryshe”.

“Muzika nuk është si matematika. Është si shkenca. Ti thjesht i përzjen elementët derisa gjithçka të shpërthejë në duart e tua, apo të bëhet lëngu magjik dhe i pabesueshëm”.

“Çdo femër është speciale dhe unike. Janë budallenj ata meshkuj që nuk e kanë kuptuar ende këtë gjë”.

“Kur të është koha jote, është thjesht koha jote. Askush nuk mund ta ndryshojë dot këtë gjë”.

“Unë e di se nuk jam perfekt, por në fund të fundit, kush është i tillë?”.

“Dhe kur ti të buzëqeshësh, gjithë bota do të ndalet dhe do të të shohë për pak çaste”.

“Mos e lejo askënd të përpiqet të të ndalë. Nëse je i vendosur të ecësh përpara, i përqendruar në atë që do të arrish dhe i bindur se po ndjek rrugën e duhur, atëherë ec përpara dhe ngjiti shkallët e suksesit tënd”.

“Ti nuk mund të trokasësh dot në derën e mundësive të reja dhe të thuash se nuk je gati”.

“Unë mendoj se suksesi i vërtetë ka të bëjë vetëm me të bërit qejf”.

“Për të shkruar një këngë duhet të kesh imagjinatë. Për të pasur imagjinatë, duhet të ndihesh i lirë”.

Leave a Reply

Back to top button