Një fjalë e keqe. Në kohë nevoje, ti ke heshtur. Ke qarë dhe të është dashur të kërkosh falje. Një mesazh pa përgjigje. Mezi prisje për të bërë një projekt dhe mbete e zhgënjyer. Ke besuar në çdo gënjeshtër. Ke dhënë shumë më tepër, nga sa të tjerët meritonin në realitet. Shpresa do të kishte përshkuar jetën tënde, nëse do ishe ndjerë e dashur. Zgjodhe të shohësh më të mirën tek të tjerët, por nuk pe asnjë gjurmë të saj. Ke përjetuar dashuri dhe zhgënjime.
Gjithë premtimet që merrje një natë më herët, zhdukeshin sapo zgjoheshe. Ishin fjalë të nxjerra nga goja e një të dehuri, që harronte çfarë kish thënë. Ishe ti që qaje në fshehtësi, për të mos shfaqur dobësinë tënde, për t’u dukur gjithnjë e fortë në sytë e të tjerëve.
Ti jetoje çdo mbrëmje në shtrat heshtjen tënde. Loze sipas rregullave të tij, madje pa rregulla, në një lojë që më pas të lëndoi. Në situata kur kishe të drejtë të merrje shpjegime, në fund ishe ti që analizoje çfarë kishe bërë gabim.
Ishe gjithnjë e disponueshme. Edhe nëse të telefononte pas mesnate. Gjente gjithmonë justifikime. Tani ke pushuar së besuari në komplimentat që të bëjnë. Mendon se nuk janë të vërteta. Mendon se ti nuk je e bukur. Po, një herë e një kohë kur të fyenin, viheshin në dukje defektet e tua. Dhe kështu fiksoheshe në pasqyrë për të gjetur defektet.
Sa herë që ai ikte dhe largohej, ishe ti që e kërkoje. Pranoje gjithë justifikimet e tij. Nuk nxorre mësim. Nuk e respektove veten sa duhej. Tolerove gjithçka. Çdo vajzë e dobët që i përgjigjej atij mesazhi – dhe që nuk duhej ta bënte – rezultoi në fakt një vajzë e fortë.
Gjërat ndryshojnë.
Çdo vajzë që ka patur më pak se sa meritonte, ka pushuar së qari, ka fshirë lotët, ka parë veten në pasqyrë dhe i ka premtuar: “Mos qaj kurrë më”. Prej nga buron kjo forcë? E thjeshtë. Buron nga premtimi: “Kurrë më!”
Ku gjendet kaq shumë dinjitet? Si ka mundur ta menaxhojë situatën me kaq dinjitet? Gjithmonë nga premtimi: “Kurrë më!” Si mundet tani të jetë e qetë, edhe kur mendon për ishin e vet, dhe nuk ka më nevojë për askënd? “E thjeshtë: “Kurrë më!”
Ke rigjetur besimin tek vetja? Po, dhe si ia dole? Sepse kuptove që vlend he mësove të duahs veten. Je bërë si ajo vajza e brishtë, që tani e përballon gjithçka me një buzëqeshje. Dhe një premtim që i ka bërë vetes. Askush nuk e besonte. As ajo vetë.
Tani ajo vajzë, me të cilën mbase identifikohesh edhe ti, ka mësuar të mos nënshtrohet më para sfidave, as të mos lejojë më të vihet në lojë. Tani luan sipas rregullave të veta. I ka premtuar vetes të mos kënaqet më me pak. Meriton më shumë. Më mirë. Ka mësuar se i vetmi person ku mund të besojë është vetja.
Kurrë më si më parë.
Që sot kur të takosh një grua të fortë, dhe të pyesësh se ku e ka gjetur forcën, do e dish që vjen nga e kaluara e saj, një e kaluar kur ishte e dobët, dhe nuk do jetë kurrë më. Premtimin ia bëri vetes ndërkohë që ishte në lotë, lotët më të hidhur. Pikërisht në atë moment vendosi të mos shohë më pas. Nuk iu përgjigj më mesazheve. Nuk ishte më e dobët. “Fantazmat” e të kaluarës, kur i trokitën në derë, nuk e panë më të hapej. Tani të gjithë janë penduar. Tani e kërkojnë. Habiten. E kanë humbur përgjithmonë. Ajo vajza e dobët nuk është më. Tani është vetëm gruaja. Një grua e fortë. / MeB