Motivuese

Çdo sekondë të jetës tënde e ke vetëm ti në dorë, ndaj shfrytëzoje…

Babai im ishte komplet i humbur, ai ishte i dehur, dëshironte të ecte me shpejtësi dhe e lashë. Doli nga rruga… Goditi një pemë. Unë shpëtova… Ai jo!
Kërkohet kurajo që t’i lësh gjërat të shkojnë. Gjërat që të lëndojnë, gjërat që të plagosin, gjërat që të trishtojnë ty, që të bëjnë të vuash, kur i humbet. 
Gradimet që ti s’i more, shtëpitë që ti humbe, shokët që u larguan, gratë që të tradhtuan ty. Kërkohet kurajo që t’i lejosh ato të shkojnë me të kaluarën. 

Por ti duhet të kesh besim të mjaftueshëm që të besosh se ajo që ke përpara, është më me vlerë se ajo që ke lënë pas. Nëse ti nuk mëson si të falësh, ti nuk mund të mbijetosh, ti nuk mund të ngrihesh, nuk mund të shkosh përpara dhe gjithmonë do të vuash. Por nëse ajo është ende këtu duke jetuar në kokën tënde, do të jetojë edhe në jetën tënde. Nëse ti akoma je i hidhëruar në kokën tënde, ti do të jesh i hidhëruar edhe në jetën tënde. Ti duhet të vendosësh, dëshiron që të arrish tek qëllimi yt apo dëshiron të rrëzohesh në tokë?!

Ky është një vendim që vetëm ti mund ta marrësh. Nëse dëshiron më shumë gjysmën e dytë të jetës tënde, sesa pjesën e parë të jetës që ti ke jetuar, atëherë ti duhet të lësh pjesën tjetër të kalojë. Ndonjëherë historia jote përcakton egërsinë, me të cilën ti lufton kundēr asaj që është përpara teje. Çdo moment është i bukur, momenti në divanin tuaj është i bukur, kudo qoftë. Ky moment është i bukur, ndaj bëhu i përgjegjshëm dhe mos u ndje fajtor për atë. 

Ne ndihemi fajtorë në të ardhmen për të kaluarën tonë. Unë do të thoja që fajësimi i vetes tonë, është mëkati jonë më i shëmtuar. Problemi është se kur shikon pas. Kur ti shikon shpesh pas teje, ti nuk ke forcë që të bëhesh i disponueshëm për këtë moment aktual. Çdo moment që të ofrohet është një dhuratë dhe nëse sytë e tu janë të hutuar se cfarë duhet të bëhesh apo se cfarë mund të ishe bërë sesa çdo gjë që je, atëherë ti humbet edhe të tashmen tënde…

Ti kurrë nuk do të humbësh nga çfarë njerëzit thonë për ty, ti do të humbësh nga ato çfarë thua ti se je. Unë nuk mund të vazhdoj përpara, nëse mendoj akoma për të kaluarën time. Nuk mund t’i lejoj thashethemet që njerëzit thonë për mua të shkatërrojnë mundësitë e mia. Ne kemi kontrollin e minutave tona, orës, ditës, javës, muajve dhe viteve tona. Gjithçka është vetëm në duart tona…

Leave a Reply

Back to top button